LAJMI I FUNDIT:

Kina me sistem special operativ për kompjuter

Kina me sistem special operativ për kompjuter

Në mënyrë që të mbrohen të dhënat sa më mirë, Republika e Kinës është duke punuar në një sistem operativ, vetëm për vendin e tyre.

Sipas të përditshmes ‘Xinhua’ që bazohet në burime të sigurta, ky program kompjuterik do të lansohet në fillim të muajit tetor.

Në Institutin e Inxhinierisë në Kinë, janë duke u bërë punime të detajuara, në mënyrë që ky program të jetë sa më efikas.

Gjithnjë sipas gazetës, ky program për të cilin nuk janë dhënë shumë detaje, do të konkuroj me Microsoft, Google dhe Apple.


Ky program kinez, fillimisht do të lansohet për kompjuter e më pas do të jetë në dispozicion edhe për telefona të zgjuar./Telegrafi/