LAJMI I FUNDIT:

Kina gjobit “Ant Group” të Jack Ma gati 1 miliard dollarë

Kina gjobit “Ant Group” të Jack Ma gati 1 miliard dollarë

Rregullatorët kryesorë financiarë të Kinës kanë gjobitur Ant Group – firmën e themeluar nga miliarderi Jack Ma – me rreth 7.1 miliardë juanë (994 milionë dollarë) për shkeljen e rregullave në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit dhe qeverisjen e korporatave.

Ant Group kishte thyer gjithashtu rregullat në lidhje me “aktivitetet e biznesit në banka dhe sigurime, pagesat, kundër pastrimit të parave dhe shitjet e fondeve”, thanë në një deklaratë të përbashkët Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës, Banka Popullore e Kinës dhe Administrata Kombëtare e Rregullatorit Financiar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ant Group është një degë e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, i cili u themelua gjithashtu nga Ma.


Ndryshe, në prill 2021, Alibaba u gjobit me 18.2 miliardë juanë (2.5 miliardë dollarë) – një rekord për Kinën – për sjelljen si monopol.

Muaj më parë Alibaba kishte njoftuar planet për të ndarë biznesin e saj në gjashtë njësi të veçanta, secila e mbikëqyrur nga shefi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve.

Alibaba tha se shpresonte se struktura e re do t’i lejonte asaj të ndërtonte kompani më të shkathëta që mund të krijonin më shumë vlerë për investitorët. /Telegrafi/