Kim Kardashian është zyrtarisht beqare, sipas një gjykatësi në Los Angeles.

Kërkesa e yllit të "Keeping Up with the Kardashians" për t'u shpallur beqare mes divorcit të saj nga Kanye West u pranua ditën e sotme (e mërkurë), sipas raportimeve të tabloideve ndërkombëtare.


Kardashian u paraqit në një seancë gjyqësore të planifikuar përmes video-telefonatës. West, i cili është parë në Miami këtë javë, nuk ishte i pranishëm, thanë disa media.

Kim Kardashian Kanye West met gala ap Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Gjykatësi mori gjithashtu vendime mbi dokumentet e paraqitura nga reperi muajin e kaluar, në të cilat ai kërkoi tre kushte ligjore.

E para - që paratë e palëve rimbursohen përpara se të ketë një vendim përfundimtar mbi pronën nëse secila palë vdes.

Megjithatë, gjykatësi thuhet se refuzoi dy kërkesat e tjera të West – që Kardashian të mos transferonte asetet që kishte në një trust dhe se nëse Kardashian rimartohej, ajo do të hiqte dorë nga “privilegji martesor”.

kim kardashian kanye west Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Themeluesja e “SKIMS” bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt të vitit 2021.

Ata kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/

rs  190509130744 1024 kim kardashian kanye west2 Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Instagram)