LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian sërish në qendër të vëmendjes, ekspozon format trupore në imazhet e fundit me bikini të zeza

Kim Kardashian sërish në qendër të vëmendjes, ekspozon format trupore në imazhet e fundit me bikini të zeza

Kim Kardashian tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit në fotografitë e reja të publikuara në faqen e saj në Instagram të mërkurën.

42-vjeçarja drithëroi ndjekësit e saj me pamjen teksa u shfaq e veshur me bikini me fije të zeza nga koleksioni i saj i ri “SKIMS”, të cilin ajo e quajti “rroba banje që ndryshojnë lojën, të dizajnuara për më shumë se vetëm qëndrimin në ujë”.

Veteranja e serialit “Keeping Up With The Kardashians” i kishte lënë flokët e saj të zeza në valë të lirshme, teksa u pa në një dush gri me material betoni në natyrë, shkruan DailyMail.


Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West zgjodhi disa aksesorë për paraqitjen me rrobat e banjës, duke vendosur një zinxhir barku me material ari dhe një varëse në formë kryqi.

Dhe sipërmarrësja kishte gjithashtu një kyçin e këmbës një zinxhir të zbukuruar me diamant, teksa merrte pozat e saj më të mira prej supermodeleje, për të promovuar bikinit që shiten për 72 dollarë.

Kim mbante flokët e saj të errëta poshtë mbi supet e saj të ekspozuara dhe kishte aplikuar një makijazh të lehtë në fytyrë.

'Daily Mail' shkruan për format trupore të Kim Kardashianit dhe trajneren e saj shqiptare, Senada Grecën
Lexo po ashtu 'Daily Mail' shkruan për format trupore të Kim Kardashianit dhe trajneren e saj shqiptare, Senada Grecën

Një ditë më parë Kardashian u pa duke u ushtruar shumë fort në një palestër për dy orë.

Ajo publikoi disa imazhe ku shihej duke ushtruar me pesha të rënda në një palestër pasi u kthye nga një udhëtim në Evropë, ku mori pjesë në Javën e Modës në Milano.

Intervista ekskluzive e trajneres personale të Kim Kardashianit - shqiptares Senada Greca
Lexo po ashtu Intervista ekskluzive e trajneres personale të Kim Kardashianit - shqiptares Senada Greca

Themeluesja e markës “SKIMS” tregoi gjithashtu se ishte duke ushtruar me trajneren e saj personale, themeluesen e aplikacionit “CrushIt”, shqiptaren Senada Greca, 40 vjeçe.

“Të përfundosh ushtrimet fuqishëm është ndjenja më e mirë ndonjëherë për të kontrolluar një stërvitje të mirë jashtë orarit të përditshëm”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori