LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian po ‘lufton’ me një video-kasetë të re seksuale – teksa angazhon avokatët për ta ndaluar ish-të dashurin Ray J të publikojë regjistrime të reja intime

Kim Kardashian po ‘lufton’ me një video-kasetë të re seksuale – teksa angazhon avokatët për ta ndaluar ish-të dashurin Ray J të publikojë regjistrime të reja intime

Kim Kardashian ka angazhuar avokatë në një përpjekje për të ndaluar publikimin e një filmi tjetër seksual.

Ylli televiziv ka frikë se ish i dashuri Ray J – i cili u shfaq me të në videon e saj famëkeqe të xhiruar gati 20 vjet më parë – ka në plan të bëjë miliona duke publikuar regjistrime të tjera intime.

Kim, 41 vjeçe, ka shpenzuar tashmë qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur atë. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj “me çdo kusht”.


Foto: Kim Kardashian (Skims/Instagram)

“Kim e di që Ray J ka bërë video-kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime. Ajo u ka thënë avokatëve, kjo do të ndodh përsëri vetëm përmbi trupin tim të vdekur”, ka deklaruar një burim.

Video-kaseta e parë kërcënoi të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte vërtet, por në fund e ndihmoi atë ta gjente famë përmes saj, shkruan The Sun.

Ajo dhe reperi dhe aktori Ray J ishin 22 vjeç kur u realizua filmi intim.

Ajo ishte ende relativisht e panjohur kur u publikua në mars 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin “Kim Kardashian: Superstar”.

Ajo ishte shfaqur si stiliste e Paris Hilton në “The Simple Life”, por njihej më mirë si vajza e avokatit të OJ Simpson, Robert Kardashian.

Foto: Getty

Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të nënës së saj, Kris Jenner, “Keeping Up With The Kardashians” debutoi në ekranet televizive.

Pavarësisht veprimit të prindërve të saj, kaseta u përhap në internet.

Kevin Blatt – i cili kishte ndihmuar në publikimin e kasetës seksuale të Paris Hilton me lojtarin e pokerit Rick Salomon, “One Night In Paris” – pohoi në një intervistë ekskluzive me The Sun se atij iu ofrua mundësia për të blerë kasetën nga Ray J në 2006.

Blatt, tani 53 vjeç, tha se nuk ishte në dijeni se kush ishte Ray J, por ra dakord për një takim.

Foto: AFP

Ray J i tha atij se ata e filmuan video-kasetën gjatë pushimeve në Cabo të Meksikës, në ditëlindjen e Kim.

Por Blatt tha se nuk dëgjoi më kurrë nga Ray J dhe në fund videoja 41-minutëshe iu dha nga një palë e tretë për Vivid Entertainment.

Kim ngriti një padi kundër Vivid menjëherë pas saj, duke e akuzuar atë për publikimin e kasetës pa leje.

Foto: Getty Images

Ajo e hoqi dorë nga padia pasi krijuesi i “Girls Gone Wild” dhe miku i familjes Joe Francis e ndihmoi atë të fitonte 5 milionë dollarë (4.5 milionë euro)  për shpërndarjen e saj.

Kim Kardashian mohon të ketë një video-kasetë tjetër seksuale me ish-të dashurin e saj Ray J
Lexo po ashtu Kim Kardashian mohon të ketë një video-kasetë tjetër seksuale me ish-të dashurin e saj Ray J

Kim tani është e dëshpëruar për të mbrojtur katër fëmijët e saj, të moshës dy deri në tetë.

Ajo ka përfunduar divorcin nga reperi Kanye West, 44 vjeç dhe tani është në lidhje me aktorin dhe komedianin Pete Davidson, 28 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori