Kim Kardashian ka paralajmëruar ndjekësit e saj për mashtrimet që përdorin emrin e saj për mbledhjen e fondeve, pas një përpjekjeje të mashtruesve për të shfrytëzuar fatkeqësinë e zjarreve në Los Angeles.

Ajo ka postuar në Instagram duke paralajmëruar se emailet që pretendojnë të jenë fushata të saj për mbledhjen e fondeve për viktimat e zjarreve janë të rreme.


“Kujdes nga mashtruesit! Kjo nuk është e vërtetë”, shkroi ajo, duke shfaqur disa mesazhe mashtruese, shkruan

94031937 14278051 image a 90 1736764214709

Kardashian, e cila ka një pronë në një zonë të prekur nga zjarret, gjithashtu e përdori platformën e saj për të falënderuar zjarrfikësit që po luftojnë me flakët, përfshirë zjarrfikësit e burgosur që rrezikojnë jetën për të shpëtuar komunitetet.

Ajo bëri thirrje për rritjen e pagës për zjarrfikësit e burgosur, të cilët paguhen vetëm 1 dollar në orë për këtë punë të rrezikshme.

94032167 14278051 image a 95 1736764744339

Kim gjithashtu ndau një mesazh mirënjohjeje për zjarrfikësit që shpëtuan shtëpitë e saj dhe të fshatrave të tjerë të kërcënuara nga zjarri, dhe kërkoi që të rriten pagat e tyre, pasi ato nuk janë rritur për dekada.

Zjarri i Kenneth, i cili ka shkatërruar 40,000 hektarë dhe ka djegur shumë shtëpi të famshme, tani është nën kontroll 80%. /Telegrafi/

94032171 14278051 image a 101 1736764881672