Ylli i “Keep Up With The Kardashians” dhe themeluesja e markës “SKIMS”, Kim Kardashian u bë 41 vjeçe të enjten.

Nëna e katër fëmijëve mori urime të shumta nga familja e saj e famshme në rrjetet sociale në ditën e madhe, shkruan DailyMail.


Një nga të parat ishte nëna e saj Kris Jenner, e cila tha se e 'dashuronte' ish-gruan e reperit Kanye West, teksa renditi atributet e saj të shumta si kujdesi për familjen dhe vendosja e qëllimeve në jetë. Jenner më pas i uroi vajzës së saj më të mirat në jetë.

kim1 1

“Gëzuar ditëlindjen vajzës time të bukur Kim Kardashian”, shkroi fillimisht Kris.

Ajo pastaj shtoi se vështirë se mund ta besojë se sa shpejt kalon koha.

"Ju jeni në kulmin e jetës suaj me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe jetoni jetën tuaj më të mirë!", tha nëna e vajzave Kardashian/Jenner në postimin e saj.

kim2 1

"Jeta juaj është aq e mbushur me gjëra të mahnitshme që ju pëlqen të bëni, veçanërisht për familjen tuaj, fëmijët tuaj dhe për të tjerët që as nuk e dinë që ju po i ndihmonit ata", shtoi ajo.

Jenner më pas tha: “Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit e motrat e tua dhe për të gjithë familjen tënde. Sa me fat jemi që ju kemi në jetën tonë”.

Kris më pas renditi të arriturat e vajzës së saj më të famshme: "Ti je nëna, vajza, motra, tezja dhe e besuara më e mahnitshme".

kim3 1

Kim gjithashtu u lajmërua duke e falënderuar për dedikimin.

Dhe ajo tha se ishte krenare për 'çdo kujtim që ndajnë së bashku'.

Jenner më pas përfundoi me: “Jam shumë krenare për ty bija ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë se sa do ta dish!”.

kim4 1

Kim, e cila zgjohet në 5 të mëngjesit për të ushtruar në palestrën e saj në shtëpi, i pëlqeu postimi.

Motra Kendall Jenner ishte e radhës teksa publikoi fotografi shumë të vjetra të bëra me Kimin.

Ylli e lindur me emrin e vërtetë Kimberly Noel Kardashian West fillimisht fitoi vëmendjen e mediave si mike dhe stiliste e Paris Hilton, por më pas u bë edhe më e famshme kur një video-kasetë seksi e vitit 2002, me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J u publikua në vitin 2007.

kim5 1

Ajo vazhdoi të luajë në serialin e familjes “Keeping Up With The Kardashians”, dhe më pas lansoi në treg markat “KKW Fragrance” dhe “KKW Beauty”.

Bukuroshja e cila ka pozuar për koopertinën e revistës së famshme “Vogue” aktualisht po studion për juridik. /Telegrafi/

kim6 1