Aeroplani me të cilin fluturoi Kim Jong Un në Kinë këtë javë njihet zyrtarisht si “Chammae-1”, ose “Goshawk-1”, sipas “zogut kombëtar të Koresë së Veriut”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, emri zyrtar dhe flamuri i Koresë së Veriut shfaqet në aeroplanin e vjetër të bërë nga sovjetikët, i cili u shfaq katër vjet më parë dhe i cili ka kryer transportimin e Kim në udhëtime të ndryshme në të gjithë vendin e tij – në të kaluarën.
Pamjet se si duket ky aeroplan nga brenda janë të rralla, por imazhet e marra nga gazeta zyrtare Rodong Sinmun të mërkurën treguan Kim të ulur në një kolltuk prej lëkure, duke shikuar nga dritarja dhe duke përshëndetur ushtarët kinezë.
Aeroplani i epokës së Luftës së Ftohtë Ilyushin-62 është i stolisur me një emblemë kombëtare, të rrethuar me shprehjen “Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Shtetit”, një epitet i gjatë që është titulli kryesor politik i Kim.
Vizita e kësaj jave në Kinë ishte udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit që prej trashëgimit të pushtetit në vitin 2011.
Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në mars në Pekin, ai kishte shkuar me tren – kur ai bëri “debutimin” e tij ndërkombëtar.
Por përkundër orendive të saj të rehatshme, analistët kanë ngritur dyshime në lidhje me besueshmërinë e aeroplanit, siç thuhet, për shkak të moshës dhe çështjeve rreth mirëmbajtjes së tij.
Në këtë drejtim thuhet se kjo çështje mund të jetë gjithashtu një çështje që pritet të jetë në konsideratë në zgjedhjen e vendit për samitin e ardhshëm midis Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania