LAJMI I FUNDIT:

Kim dhe Khloe Kardashian shkëlqejnë me dukjen e tyre në Javën e Modës në MIlano

Kim dhe Khloe Kardashian shkëlqejnë me dukjen e tyre në Javën e Modës në MIlano

Kim Kardashian ishte mishërimi i glamurit teksa mori pjesë në festën e “Dolce & Gabbana” pas shfaqjes së modës së koleksionit pranverë/verë 2023 gjatë Javës së Modës në Milano të shtunën.

Ylli 41 vjeçar, kishte veshur një fustan të ndritshëm argjendi, i cili shkëlqente nën dritat e llambave të kamerave të paparacëve teksa mbërriti.

Asaj iu bashkua motra e saj Khloe, 38 vjeçe, e cila kishte veshur një fustan të bardhë me detaje të prera dhe një dekolte të thellë, shkruan DailyMail.


Kim kishte paraqiste një dekolte të hapur dhe një detaj të kryqëzuar me dantella në pjesën e përparme.

Fustani shtrihej deri në tokë dhe ishte stolisur me qindra bizhuteri vezulluese.

Fustani zbulues i Kimit nxirrte në pah çdo centimetër të figurës së saj trupore teksa mbërriti për festën e modës të mbushur me yje, pas paraqitjes së saj të shkurtër në pasarelë.

Biznesmenja ishte e pajisur me disa vathë ekstravagantë lavjerrës dhe një gjerdan të ngjashëm.

Ajo mbante një çantë të vogël për t’u përshtatur me fustanin e saj dhe i kishte mbledhur flokët e saj bionde lart.

Kim kompletoi pamjen e saj duke zgjedhur një palë taka me rripa argjendi.

Asaj iu bashkua motra e saj e vogël Khloe në qytetin italian, e cila kishte veshur një fustan mini të bardhë të stolisur me kristale të mëdha vezulluese.

Khloe vuri në pah trupin e saj të tonifikuar përmes disa paneleve të prera në fustanin e saj, me fundin që lë në pah këmbët e saj të gjata.

Ajo i shtoi disa centimetra shtatit të saj duke veshur një palë taka të gjata të bardha dhe mbante një çantë të vogël të mbuluar me kristale të ngjashme me ato në mëngët e fustanit të saj.

Khloe kishte vënë një gjerdan për t’i shtuar pamjes së saj një magjepsje të nivelit të lartë.

Khloe u shoqërua nga një truprojë i cili mbante një ombrellë të zezë për të ndërsa ajo strehohej nga shiu.

Mbështetësja e Kimit dhe Khloes gjatë paraqitjes së tyre në modë ishte nëna e tyre krenare Kris Jenner, e cila kishte një elegancë sartoriale e veshur me një kostum të zi me vija dhe një jelek të ngjashëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Në prag të Shën Valentinit - Livia Brunga me letër prekëse për Mevlan Shabën

Magazina
Kalo në kategori