Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi - Kida, prej kohësh po punon në projektin e ri muzikor.

Ajo tashmë ka zbuluar se po vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm ndërkombëtar, Oualid.


Projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti, ndonëse nuk ka një datë të saktë.

Screenshot 3 16 Foto: Screenshot/Instagram

Oualid Roshdy ndërkohë me origjinë është nga Spanja dhe tashmë për të gjithë njihet me emrin artistik, Oualid.

Në prapaskenat e xhirimeve, Kida ka mahnitur me paraqitjen me stilin e saj unik.

Besohet se ky duet do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e shumtë të dyshes.

Kida veç kësaj është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/