Nga shtatori Kosova është e lirë të procedojë me kërkesat për pranim në organizata ndërkombëtare, aty ku vlerëson se është në interes për shtetin. Kështu thotë drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Sabri Kiçmari, i cili shton se megjithatë veprime të tilla duhet të ndërmerren në pajtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet mike të Kosovës që janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ish-ambasadori Kiçmari flet për sfidat e Kosovës në politikën e jashtme dhe prioritet që ai ka në drejtimin e akademisë.
Me marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ky zotim ishte bërë në këmbim që Serbia të ndalë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës nga shtete të ndryshme.
Diplomati Sabri Kiçmari thotë se me të përfunduar afati i saj në shtator të këtij viti, Kosova mund të fillojë me procedim për anëtarësim aty ku vlerëson se është në interes të shtetit.
“Unë personalisht mendoj që nga shtatori Republika e Kosovës është krejtësisht e lirë në rrafshin ndërkombëtar që të procedojë me pranim në organizata ndërkombëtare në cilindo nivel që vlerëson se është me interes, por është mendim personal ndërsa për qëndrimet zyrtare sigurisht që kompetenca kanë përfaqësuesit që janë të veshur institucionalisht me të drejtën e vendimmarrjes… Qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje duhet të dakordohen plotësisht me miqtë tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, dhe jam i sigurt që edhe ministrja, edhe kryeministri, në komunikimet e tyre zyrtare që kanë me përfaqësuesit e ShBA-së dhe vendeve mike të Bashkimit Evropian, do të numërojnë argumentet e mjaftueshme për rëndësinë që ka pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thotë Kiçmari.
Me të marrë detyrën në krye të Ministrisë së Jashtme, Donika Gërvalla kishte shkarkuar 12 ambasadorë, të emëruar politik, kthimi i të cilëve ka thënë se do të bëhet deri më 30 gusht të këtij viti.
Kiçmari thotë që ambasadorët e rinj duhet të emërohen sipas ligjit, i cili para sheh 50% e tyre të jenë të karrierës ndërsa 50% të tjerë të emëruar politik.
Kryetari i Akademisë Diplomatike të Kosovës thotë se ky institucion do ketë programe trajnimi për ambasadorët e rinj që do të emërohen, me qëllim të përgatitjes së tyre për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Duke folur për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ish-ambasadori Kiçmari thotë se vendi nuk qëndron dobët dhe pavarësisht reagimit të ashpër nga Serbia, Kosova ka arritur të sigurojë njohje dhe anëtarësim në organizata të rëndësishme.
“Nëse më pyesni a ka pasur mundësi të bëhet më shumë, pa dilemë që po, në këtë kontekst mund të thuhet, por nuk është që statusi i Kosovës është le të themi tepër i ulët në marrëdhëniet ndërkombëtare. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara nuk është parakusht i shtetësisë, Kosova mund të zhvillohet si shtet, me dinjitet shtetëror dhe mund të ketë statusin e saj me nivel në marrëdhëniet ndërkombëtare edhe pa qenë anëtar në Kombet e Bashkuara, pasi anëtarësia nga Kombet e Bashkuara nuk varet nga Kosova, për fat të keq nuk varet as nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë prej shteteve më mbështetëse të Republikës së Kosovës, por edhe nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, që janë shtete që e mbështesin shtetësinë tonë, por po them këto dy vende, Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos ato e bllokojnë anëtarësimin, por ky nuk është parakusht për shtetësinë e Kosovës”, thotë ai.
Diplomati Kiçmari thotë se përpjekjet e Serbisë për të penguar ecjen përpara të Kosovës në arenën ndërkombëtare do të vazhdojnë, por sipas tij Kosova e ka të sigurt vendin në grupin e shteteve demokratike dhe duhet të sillet si shtet i përgjegjshëm.
“Pritjet e mia janë që kjo betejë diplomatike do të vazhdojë, jemi të destinuar si shtet të vazhdojmë këtë betejë në të cilën ne jemi në anën e së drejtës, një popull që ka vendosur në vitin 2008 përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur të shpallë pavarësinë dhe ka mbështetjen mbi 95% të popullit e ka mbështetjen e plotë për të qenë shtet i pavarur dhe sovran, nuk mund ta pengojë njeri, andaj as Serbia nuk mund ta pengojë këtë gjë”, thotë Kiçmari.
Teksa flet për rolin e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Kiçmari thotë se ky institucion në vazhdimësi do të përgatisë analiza të cilat do t’ia ofrojnë ministres së Jashtme dhe Zyrës së Kryeministrit, lidhur me veprime të caktuara që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe diplomacinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës