LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Kryeministër, seriozisht qenke dorëzuar

Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Kryeministër, seriozisht qenke dorëzuar

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Vettingu po merr rrugë.

Kica-Xhelili në një postim në Facebook, ka shkruar se kryeministri qenka dorëzuar.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë”, ka shkruar Kica-Xhelili.


Kurti: Vettingu po merr rrugë - Kushtetuesja tash e një vit po e vonon shqyrtimin e ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Lexo po ashtu Kurti: Vettingu po merr rrugë - Kushtetuesja tash e një vit po e vonon shqyrtimin e ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Ajo më tej ka shtuar se ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur.

“Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting. Majftë me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka shkruar deputetja e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori