Ki-Moon: Rezoluta 1244 mbetet në fuqi

"Shpallja e pavarësisë dhe ngjarjet që cilat pasuan në Kosovë kanë vendosur në skenë sfida të theksuara për UNMIK-un dhe kapacitetin e tij për të zbatuar autorizimet administrative", ka theksuar sekretari i përgjithshëm në raportin e dërguar të hënën në mbrëmje tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit.
"Për të mundur të përballet me këto sfida, i drejtuar me nevojën imperative për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë, UNMIK-u ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë realiste dhe praktike ndaj zhvillimit të situatës", ka thënë Ki-Moon dhe ka shtuar se çdo akt i dhunës kundër UNMIK-ut dhe pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë “është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet".
Sekretari i përgjithshëm ka bërë apel tek të gjitha palët që të “përmbahen nga çfarëdo akti apo deklarate, që do të rrezikonin paqen, do të sillnin dhunë apo do të vënin në pikëpyetje sigurinë në Kosovë apo rajon".




















































