Khloe Kardashian ka pranuar se prej kohësh vuan nga sarmasofobia - një frikë e fortë nga hyrja në lidhje romantike.

Ajo foli për këtë në 'podcast'-in e saj "Khloe In Wonder Land", gjatë një bisede me motrën e saj Kim Kardashian.


Khloe tha se ideja për të hyrë sërish në një lidhje e frikëson, sepse aktualisht ndihet e sigurt emocionalisht dhe nuk dëshiron të përjetojë sërish dhimbjet e së kaluarës.

Foto: YouTube

Megjithëse pranon se nuk mund të jetojë përgjithmonë me frikë, ajo thekson se aktualisht po e shmang jetën sentimentale.

Kim Kardashian zbuloi gjithashtu se edhe ajo është beqare dhe e përqendruar në studimet për drejtësi.

Khloe nuk ka qenë në një lidhje intime prej tre vitesh.

Marrëdhënia e saj e fundit ishte me basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin ka dy fëmijë.

- YouTube www.youtube.com

Sipas psikologut Levine nga Beverly Hills, frika nga lidhjet pas zhgënjimeve të shumta është një reagim normal.

Ai rekomandon që Khloe t’i japë vetes kohë për t’u shëruar emocionalisht, si dhe rikthim gradual në situata sociale dhe romantike.

Terapia kognitive-biheviorale mund të ndihmojë në kuptimin dhe tejkalimin e frikës.

Sarmasofobia mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme dhe marrëdhëniet personale, ndaj kërkimi i ndihmës profesionale është i rëndësishëm për mirëqenien emocionale dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të shëndetshme në të ardhmen. /Telegrafi/