Khloe Kardashian ka shkaktuar sërish spekulime për ndërhyrje estetike pas publikimit të disa fotografive të reja në Instagram, ku shfaqet me një pamje të ndryshuar dhe flokë të errët.

Fansat dhe ndjekësit kanë komentuar në masë për ndryshimet e saj, me disa që aludojnë për ndërhyrje të tjera plastike.


Në Reddit, një përdorues shkroi: "Në këtë pikë, ajo nuk po ndjek më “Kardashians”, por kirurgun e saj plastik”, shkruan DailyMail.

92604959 0 Khloe Kardashian has ignited a fresh wave of plastic surgery rum a 15 1732834291978

Një tjetër shtoi: "Ajo duket ndryshe në çdo fotografi, nuk mund ta ndjek më transformimin e saj”.

Megjithatë, disa nga ndjekësit e mbrojtën Khloe-n, duke lavdëruar pamjen e saj të re.

92604961 14138619 8The reality star has previously admitted to getting a nose job  a 57 1732836021294

Një fanse shkroi: "Kjo ngjyrë flokësh të shkon shumë, Khloe!" ndërsa një tjetër e inkurajoi ta mbajë ngjyrën e re.

Ndër vite, Khloe është kritikuar për përdorimin e filtrave dhe ndërhyrjeve estetike.

87185015 14138619 Back in 2021 Kardashian finally confessed to undergoing a nose j m 56 1732836013957

Në 2021, ajo pranoi publikisht se kishte kryer një ndërhyrje në hundë, duke falënderuar kirurgun e saj, Dr. Kanodia, për rezultatin.

Ajo e përshkroi këtë vendim si një dëshirë të hershme që më në fund kishte guximin ta realizonte.

Përfaqësuesit e Khloe Kardashian ende nuk kanë komentuar mbi spekulimet e fundit. /Telegrafi/

92604961 0 8The reality star has previously admitted to getting a nose job  a 16 1732834370852

92604965 0 Back in 2018 Kardashian spoke about wanting a nose job back in 2 a 17 1732834381278

87186857 0  When I was bigger if they had Ozempic I probably would have tri a 9 1732833269970