Khloe Kardashian së fundmi ka diskutuar me familjen e saj, pasi që dëshiron të ketë një fëmijë të dytë me Tristan Thompson.

Në episodin e javës së kaluar (e enjte) në "Keeping Up With The Kardashians", ajo me shaka i kishte kërkuar Tristan që të bëjnë një fëmijë, shkruan Daily Mail.


Ndërsa dyshja vendosën të gjuanin njërën nga lodrat e vjetra të True Thompson, Tristan e pyeti Khloe se çka nëse do të kenë edhe një vajzë tjetër, atëherë do të blinin edhe më shumë lodra.

27302304 8228299 image a 30 1587095543038

"Kush do të ketë një vajzë tjetër me ty?", ka ironizuar Khloe.

Ndonëse e kishte tradhtuar, Khloe sërish dëshiron që fëmijën e dytë ta ketë nga Tristan, por në mënyra artificiale dhe jo të ketë kontakt fizik me të.

27302282 8228299 image m 60 1587096423777

Tristan gjatë bisedës kishte tentuar që t’ia mbushë mendjen ish-bashkëshortes që vajzën True ta merrte në shtëpinë e tij, gjë të cilën Khloe e refuzoi menjëherë.

Ylli televiziv ishte munduar ta lejonte vajzën ta vizitonte babanë e saj, i cili jeton në Cleveland, por  menjëherë filloi të përjetojë ankth për mungesën e fëmijës./Telegrafi/