LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës

KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës

Një fotografi e bërë nga anëtarët e Ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Por, KFOR i kanë treguar Klan Kosovës se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare Serbi-Kosovë.

“Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit. Këto kryen rregullisht në bashkëpunim me Ushtrinë e Serbisë ose edhe me Policinë Kufitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të KFOR-it. “Aktivitetet janë bërë brenda zonave të miratuara përgjatë vijës kufitare serbo-kosovare. Fotografia e përmendur është bërë në njërën nga këto zona dhe kjo nuk tregon forcat serbe në territorin e Kosovës”.

Sipas mediave serbe kjo fotografi është realizuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar nga rreshteri amerikan, Caleb Bario, i cili ishte pjesë e patrullës. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori