Këto fotografi të një salloni të mbushur me vetura vijnë nga Kina.

Dhe ky është distributori i parë i makinave luksoze në pjesën jugore të Kinës që hapi dyert e saj në vitin 2005.


Salla e ekspozitës në Guangzhou, ndërkohë, ka mbyllur dyert e saj dhe është vizituar së fundmi nga një tifoz i makinave i njohur në mediat sociale si cheongermando, transmeton Telegrafi.

Atje ai gjeti një numër makinash tërheqëse në gjendje të keqe.

Porsche Carrera GT, Ferrari 575 Superamerica dhe Corvette Z06 janë vetura shumë tërheqëse, edhe kur mbulohen me një shtresë të trashë pluhuri.

Por, mbyllja e këtij salloni nuk ka asnjë lidhje me krizën aktuale të coronavirusit, ajo u mbyll menjëherë pas hapjes, me siguri gjatë krizës së parë të këtij mijëvjeçari, sipas informacioneve të disponueshme.

cef25c7d 713f 49c1 ba73 d510793ac65e

Sipas informacionit të disponueshëm për cheongermando, këto vetura kanë qëndruar të paktën për tetë vjet, dhe në mesin e tyre më interesante është Porsche, e cila sot arrin një çmim prej një milion dollarësh.

Kujtojmë, ky është një model i mundësuar nga një motor 5.7 V10 me 612 kuaj fuqi dhe 590 Nm, i cili arrin 100 km/orë në 3.9 sekonda dhe shkon deri në 330 km/orë.

c5e8a9f7 035a 4e61 b3a1 d962e7e6fb4d 1

Ferrari nuk është më pak interesant. Mundësohet nga një motor 5.7 V12 me 540 kuaj fuqi dhe 588 Nm, dhe është një model me një transmision manual. Vetëm 43 kopje u prodhuan. Shpejtësinë 100 km/orë e arrin në vetëm 4.2 sekonda dhe arrin 320 km/orë. /Telegrafi/

c98cd3da 8caa 4727 82ff 7c0682caf122