LAJMI I FUNDIT:

Këto vende të jashtëzakonshme iu japin para nëse shpërnguleni atje!

Këto vende të jashtëzakonshme iu japin para nëse shpërnguleni atje!

Shumë pak njerëz dinë se ka shumë vende në botë të cilat për çfarëdo arsye kanë nevojë për banorë të përhershëm.

Dhe, si mënyrë për t’i inkurajuar njerëzit të jetojnë dhe punojnë atje, ata ofrojnë sasi të mëdha të parave, transmeton Telegrafi.


Për t’i hequr të gjitha dyshimet që i keni rreth kësaj çështje, ne ju prezantojmë shtatë vendet të cilat ofrojnë mundësi fantastike për të jetuar në vende të huaja dhe të paguheni për këtë.

Detroit, Michigan, SHBA

“Parisi i Perëndimit”. “Kryeqyteti i automobilave të SHBA-së”. Qyteti thuajse i zbrazët i Detroitit i ka humbur këta tituj gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20’të. Por, tani po përpiqet me të gjitha forcat ta rikthej lavdinë e vet.

Dhe, për ta bërë këtë, qeveria ka prezantuar një program të quajtur Challenge Detroit, që i ofron 2,500 dollarë profesionistëve të industrive të ndryshme që janë të gatshëm për t’u rivendosur dhe për të punuar në këtë qytet.

1

Alaska, SHBA

Nëse e dashuroni dimrin, peizazhet dimërore, një ritëm të pa nxituar të jetës dhe ndjeheni sikur në shtëpi gjatë temperaturave të ulëta, atëherë jeta në Alaskë mund të jetë ndër gëzimet më të mëdha që i keni përjetuar. Tani ekziston një fond i veçantë i qeverisë që paguan profesionistët entuziastë për të marrë pjesë në jetën e këtij regjioni ku popullsia është në zbritje.

Kushti i vetëm për këtë është se duhet të jetoni në Alaskë për minimumi një vit.

2

Provinca Saskatchewan, Kanadë

Kjo provincë e Kanadasë i ofron personave të porsa diplomuar (jo më herët se 2010) që ende nuk kanë vendosur çfarë të bëjnë me karrierën e tyre një mundësi të mirë. Ata paguhen 20,000 dollarë për të jetuar dhe punuar në këtë zonë për 7 vite.

3

Niagra Falls, Nju Jork, SHBA

Kjo është edhe një mundësi tjetër që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë: jetoni në një ndër vendet më të bukura në botë – dhe paguhuni për këtë. Qeveria iu ofron 7,000 dollarë personave të diplomuar nga universiteti për të punuar për biznese të ndryshme që gjenden afër kësaj ujëvare.

4

Ponga, Asturias, Spanjë

Ky fshat i vogël e i mahnitshëm, i vendosur në territorin e mbrojtur të Spanjës veri-lindore, është ndër më të vjetrit në këtë shtet. Për t’i joshur banorët e rinj dhe për ta forcuar ekonominë vendore, qeveria i ofron 3,000 euro çdo çifti që shpërngulet aty. Veç kësaj, qeveria i paguan edhe 3,000 euro çiftet për secilin fëmijë që e bëjnë gjatë jetesës në këtë fshat.

Kjo e bën këtë mundësi të mirë për të jetuar në një ambient të pastër dhe vend tejet të bukur.

5

Utrecht, Holandë

Holanda është e famshme për njohuritë e thella në shkenca shoqërore. Ja një ndër eksperimentet shoqërore të cilin veçse janë duke e kryer atje: çfarë do të ndodhë nëse çdo person që jeton në një qytet merr 1,000 dollarë? Shpërnguluni në Utrecht për ta zbuluar!

6

Curtis, Nebraska, SHBA

Mundësitë janë se çdo person është ankuar se autoritetet lokale nuk janë duke bërë mjaftueshëm për qytetin. Në qytetin e vogël amerikan të Curtis, Nebraska, ata ofrojnë një zgjidhje: ju mund të fitoni tokë falas nëse i ofroni autoriteteve një ide të mirë për të përmirësuar infrastrukturën vendore apo kulturën. /Telegrafi/

7

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori