LAJMI I FUNDIT:

Me këto tri modele flokësh të thjeshta do të fshihni me mjeshtëri flokët e ndotura

Me këto tri modele flokësh të thjeshta do të fshihni me mjeshtëri flokët e ndotura
Canva / Pinterest

Larja e flokëve, posaçërisht për ato me flokë të gjata, mund të jetë një punë shumë e lodhshme

Problemet shfaqen nëse me flokë të tillë duhet patjetër të shkëlqejnë në ndonjë shoqëri të rëndësishme apo në ndonjë intervistë për punë.


Stilistët thonë që çdo problem ka një zgjidhje, pra edhe për flokët e ndotura.

Zgjidhni modele të thjeshta të flokëve, të cilat do të duken të freskëta dhe flokëve tuaj t’u mundësojnë të duken të pastër dhe të rregullt, transmeton Telegrafi.

1. Vendosja e shiritit të trashë

Edhe pse shumica i adhurojnë, sepse janë ikonikë, Blair Waldorf ishte e para që prezantoi shirita të tillë flokësh, ata janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të përmirësuar një model flokësh që në shikim të parë duket i pashpresë.

Spërkatni pak shampon për larje të thatë, krihni flokët dhe të gjitha mbështillni me një shirit të trashë.

2. Ariana Grande

Ariana e bëri bishtin gjysmë lart, gjysmë poshtë një stil ikonik. Ky stil e bën të lehtë lëmimin e flokëve dhe ju bën të dukeni sikur keni bërë shumë përpjekje për rregullimin e flokëve tuaj.

Dhe në fakt, mund ta bëni shumë thjesht – tërhiqni flokët në një bisht të lartë. Spërkatni shampon e thatë sipas nevojës ose llak dhe lëmoni flokët.

3. Bishti anësor

Bishti i flokëve i lëshuar anash është një mënyrë e sigurt të dukeni si një grua me elegancë, edhe pse keni flokë më të yndyrshme. Por askush nuk do t’i zbulojë.

Gjithçka që ju nevojitet për këtë model flokësh është një rrip flokësh, disa karfica dhe një furçë. Ndani flokët thellë në njërën anë dhe lëmoni gjithçka me një furçë. Nëse keni flokë kaçurrela, zbuteni me xhel ose shkumë.

Mblidhni flokët në njërën anë në një bisht të ulët duke lënë një fije floku përpara. Pasi të keni lidhur bishtin, merrni pjesën në pjesën e përparme dhe sigurojeni atë me karfica bobi. /Telegrafi/