Këto peceta higjienike përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, sipas testit të laboratorit

“Carefree”, një markë e njohur e pecetave higjienike për gratë, të përdorura gjatë ciklit menstrual, përmban një kimikat të njohur për shkaktimin e kancerit dhe toksicitetit riprodhues, sipas një padie të re të ngritur të hënën
Një test i pavarur laboratorik zbuloi praninë e acidit perfluorooktanoik (PFOA) në pecetat intime “Carefree”, sipas ankesës së bërë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles nga “Ecological Alliance LLC”.
Ekspozimi ndaj PFOA është i lidhur me probleme të shumta shëndetësore te njerëzit, përfshirë dëmtimin e mëlçisë, rritjen e kolesterolit, ndikimin në zhvillim, prishjen e sistemit imunitar dhe rritjen e rrezikut për disa lloje kanceri.
Padia është ngritur kundër “Edgewell Personal Care Brands LLC”, pronare e markës “Carefree”. Një përfaqësues i Edgewell nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga “City News Service”.
Si një nga markat më të njohura në vend, pecetat “Carefree” paraqesin një shqetësim të madh shëndetësor për shkak të kontaktit të zgjatur me zonën vagjinale, e cila është tepër e ndjeshme për të thithur kimikatet e dëmshme direkt në qarkullimin e gjakut, thuhet në padi.
Avokati Vineet Dubey, që përfaqëson “Ecological Alliance LLC”, tha se kompania me bazë në Connecticut duhet të heqë PFOA nga pecetat e saj ose të shtojë një etiketë paralajmëruese në paketim për konsumatorët.
“PFOA është një toksik riprodhues i njohur dhe asnjë sasi e tij nuk konsiderohet e sigurt,” tha Dubey.
“Kjo është një çështje e shëndetit publik. Ky kimikat grumbullohet me kalimin e kohës në trupin e njeriut, duke shkaktuar efekte negative riprodhuese si ulja e fertilitetit dhe ndërhyrja në hormone. Për më tepër, mund të rrisë hipertensionin te gratë shtatzëna. Gratë përdorin këtë produkt për 8 deri në 10 orë në ditë, që çon në ekspozim të vazhdueshëm ndaj PFOA-s, ndoshta çdo ditë.”
PFOA mund të qëndrojë në trup për deri në 50 vite dhe rrit mundësinë që fëmijët të kenë peshë të ulët në lindje dhe vonesa në zhvillimin e tyre, si dhe rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit në veshka ose prostatë, sipas padisë.
“Në nivel kombëtar, po rritet ndërgjegjësimi dhe shqyrtimi mbi produktet e kujdesit personal që përmbajnë PFOA dhe kimikate të tjera PFAS,” tha Dubey.
“Carefree” prodhon produktet e saj në SHBA dhe konsumatorët mund të presin që një produkt i suksesshëm, i prodhuar në Amerikë, të përmbushë, në mos të tejkalojë standardet më të rrepta të shëndetit dhe sigurisë. Megjithatë, siç tregon kjo padi edhe produktet e prodhuara në vend mund të paraqesin rreziqe të mëdha për konsumatorët kur janë të pranishme kimikate të dëmshme si PFOA”.
Studimet e fundit kanë ngritur shqetësime mbi praninë e metaleve toksike dhe kimikateve “të përjetshme” në tamponë. Një hulumtim i publikuar në vitin 2024 tregoi se disa marka tamponësh, si në SHBA ashtu edhe në Evropë, përmbanin metale të dëmshme si plumbi, arseniku dhe merkuri.
PFAS (substanca perfluoroalkile dhe polifluoroalkile) përdoren gjerësisht në produktet e konsumit për vetitë e tyre rezistente ndaj ujit, transmeton Telegrafi.
Tamponët dhe produktet e tjera menstruale, të cilat vijnë në kontakt të zgjatur me inde të ndjeshme, mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shkak të këtij ekspozimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet