Këto nuanca të flokëve do të rifreskojë imazhin tuaj dhe do t’ju bëjnë të ndryshoni plotësisht stilin

Nëse vendimi juaj i vitit të ri është të jeni pak më të guximshëm me pamjen tuaj, një orar në një sallon bukurie është mënyra më e lehtë për ta arritur atë
Një ndryshim në ngjyrën e flokëve mund të rrisë vetëbesimin tuaj, të rifreskojë imazhin tuaj apo edhe t’ju bëjë të ndryshoni plotësisht stilin tuaj.
Sigurisht që viti i ri nuk mund të mos nxirrte në pah tendencat e reja. Edhe pse disa tendenca klasike po rikthehen fuqishëm për sa i përket nuancave, viti që sapo ka nisur premton të na befasojë me opsione inovative dhe interesante.
Më poshtë kemi përmbledhur tendencat kryesore të ngjyrave të flokëve që do të shfaqen në vitin 2025.
Bionde e artë
Nuancat e ftohta të biondes po largohen për t’i lënë vendin nuancave më të ngrohta, të arta dhe të ‘ëmbla’. Këto nuanca ofrojnë ngrohtësi, duke i bërë ato ideale për muajt më të ftohtë të vitit.
View this post on Instagram
“Cherry Cola”
E kuqja vazhdon të jetë trend, me nuancat më të reja dhe më të guximshme që fitojnë terren. E kuqja e errët me nuanca vjollce i përshtatet të gjitha nuancave të lëkurës dhe i jep një ndjesi të theksuar dhe të dallueshme të gjithë pamjes. Kjo nuancë duket se ka një bukuri të veçantë për ato që duan t’i japin intensitet pamjes së tyre.
View this post on Instagram
Moka
Nuancat e kafesë me një shkëlqim të fortë, nga moka më e lehtë deri tek ekspresi më i errët, vazhdojnë të jenë të kërkuara. Në veçanti, viti 2025 pritet të nxjerrë në pah nuancat brune si një nga tendencat që do të kombinojë shkëlqimin me tonet e ftohta.
View this post on Instagram
Eko bionde
Trendi i nuancës eko bionde është frymëzuar nga ikonat e stilit të viteve ’90 dhe karakteristika kryesore e tij është natyraliteti. Ngjyra duhet të jetë shumë afër natyrales, në mënyrë që të mos kërkojë lyerje të shpeshta teksa rrënja rritet, ndërsa trendi mund të përshtatet me çdo nuancë lëkure, qoftë me nëntone më të ngrohta, qoftë me ato më të ftohta.
View this post on Instagram
Shkëlqimi i “Orës së Artë”
Ngjyrat e perëndimit të diellit frymëzojnë këtë trend, duke shtuar nuanca të ngrohta në flokët biondë për një pamje të thjeshtë dhe natyrale që të kujton diçka nga vitet ’70, citon Anabel.
View this post on Instagram
Bakri
Bronzi klasik do të vazhdojë të jetë në modë, me nuancat më të lehta dhe më të ndezura që do të fitojnë terren. Ky trend përfshin përdorimin e kontrasteve të forta, me nuanca të lehta dhe të ndritshme rreth fytyrës dhe rrënjë më të errëta për të krijuar një ndjenjë ‘luksi’.
View this post on Instagram
Y3K
Trendi Y3K, i frymëzuar nga teknologjia dhe look-u metalik i K-beauty, nxjerr në sipërfaqe nuanca si argjendi. Një trend ideal për ata që duan të eksperimentojnë me pamje më të guximshme dhe inovative, të frymëzuara nga teknologjia moderne dhe tendencat e meta-bukurisë.
View this post on Instagram
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harrojini mbushësit: Kjo procedurë zvogëlon distancën midis hundës dhe buzës së sipërme

Mbajeni këtë përzierje në fytyrë 15 minuta: Vetëm dy përbërës për ten perfekt!

Eleganca vintage e Gigi Hadid është frymëzimi perfekt për ditët e sotme!

Pesë ide si ta kombinoni ngjyrën e momentit me stil

Kim Kardashian me ngjyrë të re flokësh

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Lirë, shpejt dhe lehtë: Si të bëni balona artificialë me helium
Rroba banjat seksi të Sydney Sweeney nga seriali 'Euphoria' tani kanë një listë pritjeje prej 500 personash

Emily Ratajkowski pozon ‘topless’ për të promovuar koleksionin e ri të bikinive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani