LAJMI I FUNDIT:

Me këto kombinime të përditshme, dukje afariste dhe veshje mbrëmjesh, nuk do të gaboni

Me këto kombinime të përditshme, dukje afariste dhe veshje mbrëmjesh, nuk do të gaboni

Si ta transformojmë gardërobën dimërore dhe atë pranverore? Koleksioni më i ri Mango sjell të gjitha modelet kryesore

Ditët gjithnjë e më të ngrohta dhe me diell kanë lajmëruar ardhjen e sezonit të ri për shkak të të cilit tani është koha ideale që në dollap të shtojnë novitetet e para pranverore.


Meqenëse do ta kenë më të lehtë gjurmimin për modelet më të mira pranverore të cilat mundeni t’i plotësoni në dollapin tuaj, Mango ka prezantuar koleksionin i cili sjell rroba kryesore dhe shtesa mode bash për çdo dollap pranveror.

Edhe pse është shumë e thjeshtë, koleksioni i ri Mango sjell modele kryesore të cilat vendin e vet do ta gjejnë pikërisht në dollap të secilit, transmeton Telegrafi.

Për kombinime të përditshme, dukje afariste dhe veshje mbrëmjesh, në koleksionin e ri të preferuar të brendit theksohen rrobat moderne dhe bluza e bardhë, trikot e bukura dhe pantallonat e lëkurës, fustane me lule dhe funde mëndafshi.

Mango mini-koleksionin për sezonin pranveror e ka pasuruar edhe me disa pjesë efektive, por, edhe bash sikur pjesën tjetër të koleksionit, me shtesa të thjeshta mode.

Çanta me teksturë interesante që krijojnë shiritat e ndërthurur të lëkurës, vëthë të artë, çizme të bardha me lidhëse dhe sandale të zeza me rripa të hollë shkëlqyeshëm kanë rrumbullakuar dhe plotësuar koleksionin, ndërsa efekt të njëjtë do të krijojë edhe në gardërobën tonë pranverore.

Pa marrë parasysh cilat pjesë i shtoni në shportën e blerjeve, me modelet e reja Mango nuk mund të gaboni! Shikim në koleksion dhe vizualitete të mrekullueshme ju sjellim në vazhdim.

/Telegrafi/