“Lonely Planet” ka përpiluar listën e dhjetë ushqimeve më të mira nga e gjithë bota, për të cilat ia vlen të udhëtohet në shtetet në të cilat i gatuajnë tradicionalisht!

Në listë ka madje 500 destinime dhe specialitete të shijshme të cilat atje mund t’i provoni.


Ne po ju paraqesin dhjetë të parat! – transmeton Telegrafi.

10. Dim sum, Hong-Kong

Dim sum in Hong Kong

Kafshatat e shijshme të shërbyera në pjata të vogla, apo në shportëza të veçanta për zierje në avull. Në të vërtetë janë në formë të paragjellëve kineze, mund të jenë gogëlushe, role, makarona... Mbushje me mish viçi, mish derri, domate apo perime.

9. Pizza margherita, Napoli

Pizza margherita in Naples

Pica tradicionale italiane me mbushje më të zakonshme – mozzarella, domate, vaj ulliri, kripë dhe borzilok.

8. Bibimbap, Seul

Bibimbap in Seoul

Ku ushqim tradicional nga Koreja përfshin tepsinë me oriz të bardhë të nxehtë me shtesa siç janë perimet e pjekura, salcë djegës, pastë nga soja e fermentuar, vezë apo mish. Zakoni thotë që patjetër duhet të përzihet mirë, para se të filloni të hani.

7. Gaforre të vogla të ujërave të ëmbla në Kaikoura në Zelandë të Re

Crayfish in Kaikoura

Përgatiten në skarë, të fërguara ose si shtesë gjellëve.

6. Smørrebrød në Kopenhagë

Smorrebrod in Copenhagen

Në përkthim do të thotë “Bukë dhe gjalpë”, në të vërtetë është sandviç tradicional “i hapur” skandinav. Një copë buke e plotë, e errët thekre lyhet me gjalpë dhe në të shtohet çfarëdo që dëshironi.

5. Som tum në Bangkok

Som tam in Bangkok

Në Tajlandë, ky specialitet bëhet nga papajat e papjekura të prera në shirita dhe me mëlmesa të shumta. Është me rëndësi të përfshihen pesë shije kryesore të kuzhinës lokale – limetës, kripës, salcës së peshkut, chili “të nxehtë” dhe sheqer palme. Papajës, e cila përdoret e papjekur në mënyrë që të mos jetë e ëmbël, më së shpeshti shtohen gaforrja e detit, kumbulla, domate.

4. Gjoks viçi në Teksas

Beef brisket in Texas

Pjesën të cilën disa mishshitës e quajnë gjoks viçi, ndërsa të tjerët qafë e poshtme, banorët e Teksasit më parë e marinojnë, pastaj e tymosin, pastaj e pjekun në skarë, në zjarr të dobët, me orë të tëra... Pas këtij “tretmani”, ju shkrihet në gojë!

3. Sushi, Tokio

Sushi in Tokyo

Orizi i përgatitur me uthull, peshk të mrekullueshëm ose fruta deti edhe krahas vasabës nga e cila do t’ju lotojnë sytë... Kështu diçka!

2. Curry laksa në Kuala-Lumpur

Curry laksa in Kuala Lumpur

Curry laksa është supë me erëza dhe me makarona, ndërkaq në këtë variant përmban pastën, qumësht kokosi, dhe shtesa siç janë copa peshku, gaforre, guaca...

1. Pintxos në San-Sebastian

YTo2OntzOjI6ImlkIjtpOjE1MjgyODQ7czoxOiJ3IjtpOjEwMjA7czoxOiJoIjtpOjMyMDA7czoxOiJjIjtpOjA7czoxOiJzIjtpOjA7czoxOiJrIjtz

Keni dëgjuar për tapas, e pra, pintxos janë “kushërinjtë e afërt” të tyre, dallohen vetëm për atë që gjithmonë janë të shkuar në shkoptha dhe të përforcuar në copë buke. Dhe vetë emri pintxos në gjuhën spanjolle do të thotë ferrë, apo bizë. Pintxos janë meze të ndryshme të cilat zakonisht shërbehen nëpër bare dhe taverna, në mënyrë që të hani duke biseduar dhe duke pirë pije. /Telegrafi/