Nga Fransoa Miteran dhe Helmut Kol, deri te Barack Obama dhe Raul Castro, këto shtrëngime duarsh nuk lanë askënd indiferent.
Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Moon Jae-in u takuan të premten në fshatin Panmunjon. Ky takim është i rëndësisë së madhe për të dy Koretë, përkujton agjencia kroate e lajmeve “Hina” dhe përkujton takime dhe shtrëngime duarsh historike të rëndësishme, të cilat shënuan vitet pas nesh, përcjell Telegrafi.
El-Sadat dhe Begin
Presidenti egjiptian Anwar El Sadat më 19 nëntor 1977 u bë udhëheqësi i parë arab i shtetit, i cili vizitoi Izraelin që nga themelimi i këtij vendi në vitin 1948 dhe luftërat e shumta me arabët.
Ai arrin në aeroportin Lod, pranë Tel Avivit, në një vizitë dy-ditore. Homologu i tij izraelit Efraim Kacir dhe kryeministri Menachem Begin e presin para aeroplanit. Të tre shtrëngojnë duart, dhe mezi duken pas turmës së fotografëve dhe njerëzve të sigurisë.
Udhëtimi historik në Jerusalem do të hapë rrugën për marrëveshjet në Camp David që do të përfundojë në mars të vitit 197 me nënshkrimin e Traktatit të paqes izraelito-egjiptian, i pari lidhur ndërmjet Izraelit dhe njërit nga fqinjët e tij.
Anvar El Sadat u kritikua ashpër në botën arabe për vizitën e tij në Izrael dhe u ekzekutua nga islamistët egjiptian në vitin 1981.
Miteran dhe Kohl
Fransoa Miteran dhe Helmut Kohl, të kapur dorë për dore në Douaumont kanë festuar miqësinë franko-gjermane në tokën ku dy popujt e tyre më parë kanë bërë luftë.
Ndodhi kjo në shtator 1984, 70 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore. Miteran dhe Kohl marrin pjesë në një ceremoni madhështore në nderim të viktimave. Pas nderimit që i bënë të rënëve, mbetjet mortore të cilëve gjenden në memorialin përkujtimor, dy burrështetasit qëndronin para memorialit të mbuluar me flamujt gjermanë dhe francezë, përcjell Telegrafi.
Pas intonimit të himnit gjerman, Kohl dhe Miteran kapën duart në një gjest simbolik pranë memorialit.
Arafati dhe Rabini
Në Washington më 13 shtator 1993, kryeministri izraelit, Yitzak Rabin dhe udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, dy armiq të përbetuar, nën vëzhgimin e presidentit amerikan Bill Clinton “vulosin” aleancën e tyre të vështirë.
Atë ditë, në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, nënshkruajnë Deklaratën e Parimeve të Autonomisë Palestineze në kohëzgjatje prej pesë vjetësh, e cila më parë ishte dakorduar në Oslo.
Clinton kthehet kah Rabin dhe ia shtrëngon dorën dhe pastaj dorën e Arafatit. Udhëheqësi palestinez, duke hezituar dukshëm, i jep dorën Kryeministrit izraelit. Dhe Rabin duket se heziton shkurtimisht, por pranon dorën e shtrirë, duke shkaktuar duartrokitje dhe ovacionet e të pranishmëve.
Një zgjidhje për konfliktin izraelite-palestinez ende nuk është gjetur.
Mbretëresha Elizabeth dhe McGuinness
Në një momentin të ngarkuar simbolikisht për procesin e paqes në Irlandën e Veriut, Mbretëresha Elizabeth II takohet Martin McGuinness, ish-komandantin suprem të formacioneve paraushtarake tw Ushtisw republikane irlandeze (IRA).
IRA donte të ndërprejë sundimin britanik të krahinës dhe të bashkohet me Republikën e Irlandës. McGuinness më vonë u bë një nga personat që ndihmoi në negociata për ndërprejen e dhunës.
McGuinness atëbotë Zëvendëskryeministëri Irlandës së Veriut, shtrëngoi duart me Mbretëreshën gjatë vizitës së saj në krahinë në vitin 2012.
Ishte një gjest pajtimi që dikur do të kishte qenë i paimagjinueshëm me të kaluarën militante të McGuinness.
Obama dhe Raul Kastro
Presidenti amerikan Barack Obama papritmas i zgjati dorën homologut të tij kubanez Raul Castro në vitin 2013 në Afrikën e Jugut në përcjelljen shtetërore të Nelson Mandelës.
Në stadiumin në Sovet, Obama u nis drejt foltores që të mbajë fjalim dhe duke ecur shtrëngon duart me zyrtarët e panishëm, përfshirë edhe Raul Kastron. Pamjet e televizive të Afrikës së Jugut tregojnë se si ata shkëmbejnë disa fjalë.
Edhe pse të dy vendet kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1961 dhe dinin vetëm për armiqësi, pas këtij gjesti të paplanifikuar do të pasojë një afrim i papritur në mes dy armiqve të dikurshëm, dhe përmirësimi zyrtar i marrëdhënieve diplomatike. /Telegrafi/
Takimi historik i udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe të Jugut
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët