Këto janë shtatë rregullat për kujdesin e trupit që nuk duhet t’i injoroni kurrë
Gratë kanë raportuar se lëkura e thatë është problemi i tyre më i zakonshëm
Por është gjithashtu e rëndësishme të dini se si të përdorni produktet kozmetike, në mënyrë që të mos dëmtoni më shumë lëkurën tuaj. Ja çfarë duhet të bëni:
1. Ndiqni një mënyrë të caktuar gjatë aplikimit të produkteve kozmetike
Dermatologu, Dendy Engelman, këshillon që gjithmonë ta filloni me aplikimin e produkteve me konsistencë më të lehtë. Për shembull, aplikoni tonifikuesin dhe më pas serumin, ndërsa kremi i diellit duhet të jetë gjëja e fundit.
Kremi i diellit duhet të aplikohet çdo ditë, dhe jo vetëm në verë. Edhe 10-15 minuta nën diell, në ditë, mund të dëmtojë lëkurën dhe të përshpejtojë plakjen.
2. Zgjidhni një ditë të javës për t’u çlodhur
Sipas hulumtimeve, nivelet e stresit në punë në ditët e sotme janë më të larta se kurrë më parë dhe gati 50% e punëtorëve e përjetojnë atë. Truri dhe trupi kanë nevojë të qetësohen.
Një ditë pushimi mund të ndryshojnë jetën tuaj për mirë, sepse mund të forcojë sistemin imunitar dhe të rrisë jetëgjatësinë.
3. Mos bëni banjo dielli nëse keni plagë të freskëta
Është më mirë të shmangni rrezet e diellit nëse keni plagë të freskëta dhe nëse i keni në një vend të dukshëm duhet të aplikoni krem dielli çdo herë që dilni.
Mbrojtja nga dielli mund të zvogëlojë njollën e kuqe ose kafe që mund të shkaktojnë plagët. Mjekët këshillojnë përdorimin e një kremi dielli me SPF prej 30 ose më të lartë.
4. Mos hiqni dorë nga çokollata
Para së gjithash, trupi ka nevojë për sheqer që të ketë energji për të mbijetuar. Së dyti, çokollata e zezë është e shëndetshme. Kakaoja është e pasur me elementë të quajtur flavanol që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.
Çokollata e zezë përmban deri në 2-3 herë më shumë solide të pasura me flavanol kakao sesa çokollata me qumësht. Gjithashtu, kjo ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, përmirëson rrjedhën e gjakut dhe madje ul presionin e gjakut.
5. Mos provoni dieta të njohura
Kontrolloni gjithmonë faktet në lidhje me ushqimin dhe mënyrën e funksionimit të tij. Për më tepër, organet tona janë individuale dhe nëse funksionojnë mirë për një person, nuk funksionojnë për një tjetër dhe madje mund t’i dëmtojnë ata.
6. Vishni taka të lartësive të ndryshme
Është më mirë të mos vishni këpucë të sheshta gjatë gjithë kohës, sepse muskujt e pulpës mund të zgjaten. Dhe e kundërta ndodh me takat e larta, ku muskujt mund të bëhen më të shkurtër.
7. Pini ujë nëse nuk keni fjetur shumë
Gjumi me 6 apo me më pak orë shkakton rrezikshmëri dehidratimi deri në 59%. Nëse nuk flini 7 deri në 8 orë, pini shumë ujë për të rifituar nivelin e duhur të tij në organizëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Maska më e mirë kundër zbokthit
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre