Këto janë 10 vendet më të rrezikshme në botë (Harta)

Sulmet terroriste kanë goditur 2016-ën, por cilat vende konsiderohen si më të rrezikshmet në botë? Express.co.uk ka listuar 10 shtete që duhen shmangur gjatë këtij viti, bazuar në gjetjet e Indeksit Global të Paqes.
Në fakt mund të ndihet sikur e gjithë bota është një vend i rrezikshëm, pasi 2016-ta ishte një vit i mbushur me sulme terroriste në të gjithë Evropën.
Këto përfshijnë sulmin në Turqi dhe kamionin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin të Gjermanisë.
Megjithatë disa vende janë më të rrezikshme se të tjerat. Indeksi Global i Paqes, (GPI) liston çdo vit vendet që janë më pak paqësore GPI.
Bazuar në gjetjet e GPI-së, më poshtë do të njiheni me 10 vendet më të rrezikshme në 2017.
Koreja e Veriut Pakistani Republika Demokratike e Kongos Republika Qëndrore Afrikane Sudani Somalia Iraku Sudani i Jugut Afganistani Siria








































