Çdo të shtunë në librarinë Dukagjini, mund të bleni një libër me 50 për qind zbritje.

Kjo ofertë vlen gjatë gjithë ditës së shtunë sa është e hapur libraria.


Me këtë ofertë, libraria Dukagjini ka filluar tash e disa javë. Çdo të premte bëhet lajmërimi në rrjete sociale për titullin që do të jetë në zbritje.

Oferta e librarisë Dukagjini ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit, të cilët ende pa filluar orari i punës kanë pritur para librarisë për t'i blerë librar: Animal Farm dhe 1984, nga George Orwell.

Ndërkaq, këtë të shtunë, në librarinë Dukagjini, mund ta gjeni në zbritje 50 %, librin e Ismail Kadaresë "KUR SUNDUESIT GRINDEN". Pra, nga 7.5 euro, në 3.75 euro.

Librat të cilët do të jenë në zbritje mund t’i gjeni në rrjetet sociale me hashtag #eshtuneegzune.

50420057 1156143957887430 2058844714240573440 n

Librat të cilat kanë qenë në zbritje ditëve të shtunë deri tani janë:

Origin në gjuhën angleze nga Dan Bown

Presidenti është zhdukur nga Bill Clinton dhe James Patterson

Animal Farm dhe 1984 nga George Orwell

Mikesha nga Simone De Beavoir