Këtë të marte në HaPiTe Space: Promoting Open Source Community and Initiatives in Kosovo

Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta, Open Source po bëhet një nga shtyllat kryesore të inovacionit global.
Me qëllim që të nxisë ndërtimin e një komuniteti të fortë open source në Kosovë dhe të promovojë iniciativat që mbështesin dijen dhe teknologjinë ehapur, HaPiTe Space organizon eventin “Promoting Open Source Community and Initiatives in Kosovo”.
Ngjarja mbahet këtë të marte (14 tetor), nga ora 17:30, në hapësirat e HaPiTe Space. Ky event do të mbledhë profesionistë të teknologjisë, ndërmarrës dhe entuziastë të open source për të diskutuar mënyrat se si Kosova mund të zhvillojë një ekosistem të qëndrueshëm të bazuar në bashkëpunim, transparencë dhe ndarje të dijes.
Do të keni mundësinë të dëgjoni nga:
Besfort Guri, President of Executive Board at FLOSSK,
Hakan Shehu, Founder at Colanode,
Albert Kunushevci, Founder of Arcenox.
Të ftuarit do të ndajnë përvoja nga puna e tyre me projekte open source, duke sjellë shembuj praktikë të ndikimit që ka kjo qasje në zhvillimin e inovacionit, edukimit dhe komuniteteve teknologjike. Diskutimet do të prekin tema si:
Forcimi i komunitetit open source në Kosovë,
Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve,bizneseve dhe sektorit publik,
Përfshirja e të rinjve në projekte të hapura dhe zhvillimi i aftësive digjitale,
Mundësitë për të ndërtuar iniciativa që ndikojnë pozitivisht në shoqëri përmes teknologjisë së lirë.
Pse të marrësh pjesë?
Eventi është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga ekspertë të fushës, për të ndarë ide dhe për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi. Pjesëmarrësit do të mund të kuptojnë më mirë rëndësinë e open source si filozofi dhe si mjet zhvillimi, që fuqizon komunitetet dhe demokratizon qasjen në teknologji.
Regjistrohu tani për të qenë pjesë e diskutimit që po formëson të ardhmen e teknologjisë në Kosovë: https://hapite.net/opensource
HaPiTe Space, rezultat i bashkëpunimit mes Telegrafi, Hallakate dhe Pixels, është krijuar memisionin për të ofruar një hapësirë moderne për organizimin e aktiviteteve profesionale dhe edukative.
Me infrastrukturë moderne dhe ambient frymëzues, HaPiTe është në qendër të zhvillimit të ideve, bashkëpunimit dhe inovacionit për komunitetin profesional në Kosovë.

















































