LAJMI I FUNDIT:

Këtë gjë kurrë nuk e kemi parë: Si të bëni një bluzë për femra nga një këmishë mashkulli

Këtë gjë kurrë nuk e kemi parë: Si të bëni një bluzë për femra nga një këmishë mashkulli

Idetë e modës nga Instagrami nganjëherë janë shumë origjinale, por edhe praktike dhe të përdorshme

Është një kënaqësi e vërtetë të shohësh ato propozime mode të cilat vërtet mund t’i aplikojmë madje në një mënyrë shumë të thjeshtë.


Pikërisht kjo është ideja e Doranellys Patton, e cila ia doli që një këmishë të zakonshme për meshkuj ta shndërronte në një bluzë ekskluzive për femra.

Poenta është që të visheni në një mënyrë ndryshe, transmeton Telegrafi.

Më mirë është të merrni një këmishë të qepur nga materiali i butë i cili duket mirë, siç është viskoza. Kthejeni këmishën mbrapsht, kapeni nga skajet dhe lidhni rreth qafe.

Palosni nja dy herë pjesën e sipërme në mënyrë që të fshihni jakën dhe të jetë e shtrënguar për trupi. Mbështillni mëngët rreth belit dhe më pas, tërhiqini përpara. Bëni palosjen me kujdes në stomak dhe lidhni mëngët së bashku.

Sigurisht, për këtë ide mund të përdorni edhe një këmishë për femra, por sigurohuni që të jetë një nga ato të gjerat që vishen tani. Shihni vetë sa e lehtë dhe efektive është kjo ide!

/Telegrafi/