LAJMI I FUNDIT:

Këtë fustan shumë të mrekullueshëm të Shtëpisë së modës Mango të gjitha femrat do të dëshironin!

Këtë fustan shumë të mrekullueshëm të Shtëpisë së modës Mango të gjitha femrat do të dëshironin!

Fustani me një sup të zbuluar është njëri ndër hitet më të mëdha të pranverës, andaj me arsye ky fustan është në majë të listës së rrobave më të shitura.

Në majë të listës së Mango-s të bestsellerëve të prillit (me meritë!) është vendosur një fustan tepër i mrekullueshëm, të cilin brendi i popullarizuar spanjoll me krenari e ka theksuar edhe në fushatën e vet reklamuese për pranverë/verë 2017.


Të gjitha femrat e kanë dëshiruar këtë fustan të magjishëm asimetrik ngjyrë të zezë me një sup të zbuluar, i cili po i pushton damat me materialin e tejdukshëm, valëvitës, dekolte asimetrike dhe kollare dekorative.

Ky fustan joshës me mëngë të gjatë dhe mansheta elastike është zgjedhje e përsosur për pranverë, transmeton Telegrafi.

Muaji i ri, tendenca të reja në dollapët e dyqaneve të preferuara. A do ta vishni edhe ju?

/Telegrafi/