LAJMI I FUNDIT:

Këtë ende nuk e keni parë – ka vetëm vrima për sytë dhe hundën! U shfaqën bikine për fytyrën kur është vapë jashtë

Këtë ende nuk e keni parë – ka vetëm vrima për sytë dhe hundën! U shfaqën bikine për fytyrën kur është vapë jashtë

“Kurrë nuk ka pasur shitje më të mirë”

A do të vishnit bikine për fytyrën në vapën përvëluese?


Kur “digjet” Pekini, kinezët kanë një zgjidhje. Kushtet e motit përvëlues goditën Pekinin dhe pjesë të Kinës dhe banorët e vendit më të populluar në botë kërkuan mjete të ndryshme për të përballuar të nxehtin.

Një prej tyre është një copë pëlhure e pazakontë – bikine për fytyrën, transmeton Telegrafi.

Me temperaturën e ajrit që kalon 35 gradë dhe tokën mbi 80 gradë në disa pjesë të vendit, banorët dhe turistët po bëjnë gjithçka që munden për t’u mbrojtur nga dielli dhe të paktën të freskohen pak.

Mëngë të veçanta që mund të vishen dhe hiqen sipas nevojës, kapele të gjera me ventilatorë, xhaketa të lehta prej materiali rezistues ndaj rrezatimit ultravjollcë, janë bërë shumë të njohura.

Megjithatë, aksesori më i çuditshëm janë bikinit e fytyrës, që kanë vetëm vrima për sytë, gojën dhe hundën.

“Krahasuar me pandeminë, dy-tre vite më parë, shitjet e këtij viti janë shumë më të mira”, tha një nga shitësit. Shumë gra në Azinë Lindore kanë një preferencë kulturore për lëkurën e bardhë dhe të hapur, prandaj të gjitha produktet e mbrojtjes nga dielli janë shumë të njohura.

“Shqetësimi im kryesor është të mos zhvilloj ndonjë sëmundje të lëkurës ose njolla dielli,” tha Li Suyan, një student 17-vjeçar që erdhi për të vizituar Pekinin me nënën e tij, të dyja të veshura me bikini në fytyrat e tyre.

Televizioni shtetëror kinez filmoi turistët duke bërë selfie pranë një termometri 12 metra të gjatë në rajonin Xinjiang që tregonte një temperaturë tokësore prej 80 gradë.

Çfarë mendoni për këtë mbrojtje? /Telegrafi/