Këta janë numrat rendor në fletëvotim të pesë partive-koalicioneve më të mëdha në vend

Partitë politike dhe koalicionet zgjedhore kanë tërhequr sot shortin për renditje në fletëvotim. 25 subjekte politike kanë tërhequr numrat e tyre rendor, duke filluar nga numri 111 deri në numrin 135.
Pesë partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore më të mëdha në vend kanë tërhequr numrat jo të afërt me njëra tjetrën, shkruan Telegrafi.
Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112 për t’u renditur në fletëvotim. Kështu kjo parti do të renditet e dyta me radhë.
Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë me rastin e tërheqjes së shortit të KQZ-së për rënditjen e subjekteve në garën e 6 tetorit.
Ky subjekt në këtë garë zgjedhore mban numrin 112, ndërsa PDK thotë se ky është numri i mbështetjes për çdo qytetar.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 134 për t’u renditur në fletëvtoim. Pra, LDK do të renditet e parafundit në fletëvotim.
Pas tërheqjes së shortit nga KQZ-ja për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, LDK ka thënë se numri 134 është numri i ndryshimit të madh.
“134 është numri i NDRYSHIMIT TË MADH. 134 është numri i Lidhjes sonë me qytetarët e Republikës. LDK 134”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr numrin 126 për t’u renditur në fletëvotim. LVV do të renditet e 16-ta.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, VV tregon se ky numër lidhet me dy simbolika:
“Çlirimin e Kosovës 12.6 dhe datën e themelimit të Lëvizjes”.
Koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119 për t’u renditur në fletëvotim. Ky koalicion do të renditet i nënti në fletëvotim.
AAK nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ky numër do të jetë realizim i motos “100% Shtet”.
Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr numrin 122 për rënditje në fletvotim. Ndryshe ky koalicion pra do të jetë i 12-ti në fletëvtotim.
Kujtojmë se KQZ në mbledhjen e kaluar pati vendosur që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 e lartë e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara.
Për këtë vendim ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, sipas të cilit tash e tutje renditja e subjekteve politike në fletëvotim do të jenë nga 111 deri 135.
“Shqyrtimi dhe miratimi i një draft-udhëzuesi, i cili pritet të bëhet, është praktikë e mirë e KQZ-së që kur organizohet tërheqja e shortit nga herët e kaluara që të organizohet tërheqja e shortit të miratohet një udhëzues, i cili i përshkuan hapat një nga një për tërheqjen e numrave të subjekteve politike ashtu siç do të duken në fletëvotim. Është kryesisht i bazuar në udhëzuesin e herëve të kaluara, do të vendosen dy vazo, në një vazo do të jenë emrat, në vazon tjetër do të jenë numrat e subjekteve politike. Kësaj radhe kemi propozuar që të fillojnë nga numri 111, në mënyrë që mos të ketë probleme ku një kandidat të ketë numrin e njëjtë me subjektin politik, do të jenë 25 numra sa janë subjekte politike nga 111 deri në 135”, tha ai.
Kurse në ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditje në fletëvotim të subjekteve politike, kryetara e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.
“Në emër të KQZ-së dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe standardeve më të larta evropiane. Vetëm zgjedhjet e lira, fer, demokratike, pa presione janë të pranuara për të gjithë”, ka thënë Daka.
Daka më tej ka ftuar partitë politike që t’i përmbahen Kushtetutës.
“Ftoj përfaqësuesit e subjekteve politike që të respektojnë Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe rregullat e KQZ-së, sepse vetëm duke u angazhuar të gjithë së bashkur, arrimë zgjedhje të lira”, ka thënë ajo.
Zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 6 tetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës