LAJMI I FUNDIT:

Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit të Cilësisë të AKA-së

Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit të Cilësisë të AKA-së

Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit shtetëror të cilësisë (KSHC) të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA-së).

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka thënë se anëtarët e zgjedhur në këtë bord janë profesionistë dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.


Rexha: Është ofenduese që shkarkimi i bordit të AKA-së të arsyetohet me mungesën e profesionalizmit
Lexo po ashtu Rexha: Është ofenduese që shkarkimi i bordit të AKA-së të arsyetohet me mungesën e profesionalizmit
Presidenti i EQAR-it kërkon sqarime për shkarkimet në Agjencinë e Akreditimit (Dokument)
Lexo po ashtu Presidenti i EQAR-it kërkon sqarime për shkarkimet në Agjencinë e Akreditimit (Dokument)

Anëtarët e propozuar për Këshillin e Cilësisë të AKA-së nga Qeveria për ratifikim nga në Kuvendin e Kosovës janë Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Gazmend Luboteni, Xhavit Rexha, Rozafa Koliqi-Lila, Magdalena Ziolo, Herbert K. Amato, Dukagjin Zeka dhe Jeffrey Butel.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria pati shkarkuar bordin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ku si pasojë Kosova u përjashtuar nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).