Dy stadiumet të cilët i mori me koncesion kompania Ecolog e Lazim Destanit nga komuna e Tetovës ku do të investojë 8 milionë euro do të duken si stadiume evropiane.

Nga fotografitë duket pamja e jashtme, zhveshtorja, hyrja, ulset dhe do të ketë edhe dhomë për masazhë dhe shumë gjëra tjera. Sipas ofertës që ka fituar kompania Ecolog stadiumi do të rinovohet brenda 24 muajve.


Përndryshe, komuna e Tetovës ka kërkuar nga bizneset që janë në objektin e stadiumit të qytetit që në afat prej 5 ditësh të hiqen nga aty që të mos e pengojnë rikonstruimin e stadiumit të cilin tani e ka nën konsesion kompania e Lazim Destanit, njëherësh edhe menaxhues i klubit futbollistik Shkëndija./Telegrafi/

Stadiumi Ecolog 6

Stadiumi Ecolog 5

Stadiumi Ecolog 4

Stadiumi Ecolog 3

Stadiumi Ecolog 2

Stadiumi Ecolog 1

Stadiumi Ecolog