Më shumë se 30 ushtarë paqeruajtës të NATO-s që janë plagosur në tri komunat në veri të vendit në përleshjet me protestuesit serbë, ndërsa presidenti i Serbisë e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik “The Guardian”, sipas të cilit, situata e tensionuar u zhvillua pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe në veri të Kosovës pas zgjedhjeve që serbët i bojkotuan.
Mediumi në fjalë kujton edhe faktin se ky veprim i Prishtinës u kritikua nga SHBA dhe aleatët e saj.
Megjithatë, thekson mediumi britanik, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë dënoi dhunën e ushtruar nga protestuesit serbë, nga e cila si pasojë edhe u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.
“Komandanti i KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, i kritikoi sulmet si ‘të papranueshme’ dhe nënvizoi se misioni i NATO-s ‘do të vazhdojë të përmbushë mandatin e saj në mënyrë të paanshme’”, shkruan ndër tjerash The Guardian, përcjell Telegrafi.
Por ky nuk është i vetmi medium botëror që ka raportuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
“NATO dënon përleshjet në Kosovë, 25 trupa të KFOR-it të plagosur, 3 në gjendje kritike”, është titulli i Euronews, përcjell Telegrafi.
Një vëmendje të veçantë këtyre zhvillimeve i ka dhënë edhe “Al Jazeera”, që ndër të tjera sjellë deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila akuzoi homologun e saj serb Aleksandar Vuçiq për destabilizimin e Kosovës.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për të destabilizuar veriun e Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, kishte shkruar Osmani në Twitter.
Ndërsa “Sky News” ka publikuar pamje nga veriu i Kosovës duke theksuar se “dhuna ishte incidenti i fundit pasi tensionet u rritën gjatë javës së kaluar, me Serbinë që vendosi ushtrinë e vendit në gatishmëri të lartë dhe dërgoi më shumë trupa në kufirin me Kosovën”.
Ndërkohë, përveç CNN, edhe “Trt World” ka vënë në pah faktin se “dhjetëra trupa të NATO-s janë dislokuar në veri të Kosovës ndërsa serbët etnikë u mblodhën sërish përpara një bashkie në Zveçan pas përleshjeve të dhunshme me paqeruajtësit që lanë 30 ushtarë të plagosur”.
“Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO, të veshur me pajisje të plota kundër trazirave kanë vendosur një pengesë metalike rreth ndërtesës komunale në Zveçan dhe po ndalojnë disa qindra serb etnikë të hyjnë, sipas një gazetari të AFP”, shkruan ky medium.
Ndryshe, grupe kriminale serbe kanë sulmuar të hënën ushtarët e KFOR-it në protestat e organizuara në veri të vendit.
Protesta ishte e dhunshme dhe u dënua nga BE, NATO, SHBA, Britani e Madhe, Franca e Zvicra.
Si pasojë e dhunës nga protestuesit serbë, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan, ndërkaq u penguan dhe u sulmuan edhe ekipet e mediave. Gjithashtu, protestuesit dogjën dhe sulmuan veturat e mediave.
Në protestë fillimisht ishin zyrtarët e Listës serbe, por ata nuk u mirëpritën nga organizatorët e protestave, të cilët u thanë atyre se nuk janë përfaqësues të popullit dhe për fajin e tyre serbët po ikin nga veriu i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker