Kështu funksionon motori i vogël për të cilin Lance Armstrong u akuzua se kishte mashtruar për vite me radhë
Shkencëtari sportiv francez, Antoine Vayer ka mbledhur pamje nga arkiva e garava në çiklizëm, aty ku ka garua Lance Armstrong ndër vite dhe gjeti një veprim mbresëlënës që ish-çiklisti bëri përpara se të rriste shpejtësinë e tij në mënyrë të konsiderueshme: ai preku pjesën e pasme të biçikletës së tij. Për këtë arsye, ai ngriti dyshimin nëse amerikani përdori një motor në biçikletën e tij për vite me radhë.
E vërteta është se ky lloj mashtrimi teknologjik nuk është i ri në botën e pedaleve. Në vitin 2016, zinxhiri CBS zbuloi se një nga skuadrat Sky, një nga më të rëndësishmet në çiklizmin botëror, ishte nën hetim sepse biçikletat e anëtarëve të saj peshonin 800 gram më shumë se ato të pjesës tjetër të çiklistëve. Pesha ekuivalente me atë të një motori të vogël.
Si funksionojnë motorët
Pajisjet ekzistojnë që nga viti 1998 dhe shiten në të gjithë botën, megjithëse janë të ndaluara në fushën profesionale. Sidoqoftë, në kohën e garës, disa prej tyre arrijnë t’i fshehin ato brenda biçikletave të tyre. Ato peshojnë afërsisht 800 gramë dhe janë të përbërë nga një motor që mund të prodhojë 500 wat energji dhe një bateri që mund të futet brenda shishes që konkurrentët mbajnë nën shalë.
Motori ka formë si cilindër dhe ndodhet brenda njërit prej tubave të biçikletës. Përmes kabllove lidhet me dhëmbët e rrotave të pasme dhe pasi aktivizohet, me anë të një butoni të fshehur , fillon të shtyjë pedalet.
Forca e prodhuar nuk është e mjaftueshme për të ndaluar çiklistin t’u jap pedaleve, por është një “ndihmë” për të shmangur lodhjen.
“Nuk është si të ngasësh një motor. Ju duhet të punoni shumë për ta bërë atë të ngasë”, shpjegoi Harry Gibbings, kreu i Typhoon, një kompani që prodhon këto lloje biçikletash, në një intervistë me BBC në korrik të vitit 2016.
Mashtrimi teknologjik është i njohur në botën e çiklizmit, aq sa Jean-Pierre Verdy, ish- drejtori i Agjencisë Franceze Anti-Doping, kishte shpjeguar në vitin 2017 se ai ishte në dijeni të situatës, por që nuk ishte e lehtë të luftohej kundër saj: “Ka qenë në tre apo katër vitet e fundit kur kam dëgjuar për përdorimin e motorëve”.
Ishte ai që këtë javë, duke folur për gazetën franceze Le Parisiene, vuri në dukje prova kundër Armstrongut: “Ai është mashtrimi më i madh. Me bashkëpunim në të gjitha nivelet. Ai mori trajtim të veçantë. Shumë më thanë që nuk duhej të trajtoja legjendat, se do ta gjeja veten të vetëm. Por, nëse legjendat bazohen në diçka … unë gjithashtu mendoj se ai kishte një motor në biçikletë”.
Ish-menaxheri ndërmjet viteve 2006 dhe 2015 siguroi që amerikani përdori ndihmë të paligjshme për të përmirësuar performancën e tij në një nivel mekanik dhe për të fituar shtatë turne të Francës me radhë (1999-2005).
“Unë ende i kam imazhet në kokën time të një skene mali ku ai i la të gjithë mbrapa. Në fund të garës, unë thirra të gjithë specialistët që njoh dhe ata nuk e kuptuan se si performanca e tyre ishte e mundur, madje edhe me EPO (hormon natyror i proteinave që rrit sasinë e oksigjenit që arrin në muskujt e çiklistëve). Diçka nuk ishte në rregull dhe të gjithë specialistët më thanë të njëjtën gjë”, siguroi ai.
Imazhi i Armstrong u njollos më 12 qershor të vitit 2012, USADA (Agjencia Anti-Doping e Shteteve të Bashkuara) zyrtarisht akuzoi Armstrong për përdorimin e EPO, transfuzioneve të gjakut, testosteronit dhe kortikosteroideve midis viteve 1998 dhe 2011. Më 22 tetor të atij viti, UCI zbatoi vendimin dhe i hoqi shtatë titujt që kishte fituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në janar
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025