Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuar që Turqia ka porositur sisteme ruse të mbrojtjes dhe mund të vendosë sanksione ndaj Ankarasë nëse nuk heq dorë nga ato sisteme.
Kështu deklaroi sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien për televizionin amerikan CBS.
“Turqia do të ndiejë pasojat e atyre sanksioneve”, tha O’Brien, duke shtuar se një propozim i mundshëm i sanksioneve kundër Turqisë në përputhje me Ligjin e SHBA-së për Kundërvënie ndaj Kundërshtarëve amerikanë përmes rrugës së sanksioneve, do të merrte mbështetjen e madhe të Kongresit.
Vërejtjet e O’Brien vijnë para vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Uashington të mërkurën, ku ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së Donald Trump për një numër çështjesh që po shqetësojnë marrëdhëniet e dy aleatëve të NATO-së.
Temë kyçe e diskutimit në marrëdhëniet e të dy vendeve është blerja turke e sistemeve ruse S-400, për të cilat SHBA pretendon se nuk është në përputhje me avionët luftarakë F-35, të cilat Ankaraja gjithashtu i dëshiron në flotën e saj dhe tashmë janë porositur për blerje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump thotë se “për shumë elemente” është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin

Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë – pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej – dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren