Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK), e udhëhequr nga Kryetari i KPK, z. Jeton Demi, u prit në takimin nga Ministrja e Arsimit e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci.
Sipas një njoftimi për media në ky këshill pika të diskutimit në këtë takim të dytë të Kryesisë së re të KPK me Ministren Nagavci, pas atij të korrikut, ishte diskutimi për procedurat e ndryshimit të udhëzimit administrativ për KPK-n dhe bazën tjetër ligjore për organizimin dhe funksionimin e KPK-së në të gjitha nivelet.
“Gjithashtu, Kryetari i KPK-së, paraqiti nevojën që këshilli i prindërve të ketë mbështetje institucionale nga Ministria e Arsimit që të mundë t’iu shërbejë nevojave dhe kërkesave të shumta që prindërit kanë në mbarë Kosovën” thuhet në njoftim raporton Telegrafi.
Me tej thuhet se ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë institucionale për ta mbështetur Këshillin e Prindërve të Kosovës dhe për të ngritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të mirë të prindërve e fëmijëve.
“Po ashtu znj. Nagavci e informoi KPK-në edhe me të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe me ndryshimet e plotësimet ligjore që janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, që pritet të kenë efekt pozitiv afatgjatë” shkruan në komunikatë.
Sipas tyre të dyja palët ranë dakord që sistemi arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet, duhet të kenë prioritet të padiskutueshëm interesin e nxënësve. Asnjë institucion apo organizatë nuk mundet të përdorë nxënësit për të ngritur apo shtyrë interesa dhe agjenda të caktuara dhe se të gjitha palët e interesit duhet të veprojnë duke pasur këtë në mendje./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa