Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i ka kërkuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që ta anuloj konkursin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC).
Këtë vendim, Këshilli e kishte marrë 5 ditë pasi që Kushtetuesja kishte shfuqizuar vendimin e Kuvendit, vendim i cili kishte shkarkuar pikërisht Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Në vendimin e marrë më 22 dhjetorë 2021, kolegji i këshillit të Pavarur pas ankesës së njërit nga kandidatët ka treguar një sërë arsyesh përse ky proces duhet të anulohet.
“Kolegji për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave ka shqyrtuar pretendimet ankimore të ankuesit i cili pretendon se procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Sivil në Ministrinë e Punëve të Brendshme e shpallur sipas konkursit të datës 11.06.2021 më numër referencë: RN000712 është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik”, thuhet në arsyetim, rapoton Kallxo.com.
Në arsyetim, kolegji poashtu konstaton se konkursi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me rregulloren për Pranimin, Vlerësimin dhe disiplinën e nëpunësve të lartë Drejtues, si dhe në kundërshtim me dispozitat e ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
“I njëjti (ankuesi) vlerëson se është dëmtuar me rastin e vlerësimit të jetëshkrimit të CV-së dhe po ashtu është dëmtuar gjatë ndërhyrjeve (zbritjes së pikëve) në regjistrin e pikëve nga ana e Komisionit Shtetëror Përzgjedhës me ç’rast i është pamundësuar të kaloj pragun minimal prej 70 për qind të totalit të përgjithshëm të pikëve i nevojshëm për të qenë pjesë e listës për emërim”, thuhet tutje në arsyetim.
Në konkursin për të cilin KPMSHC kërkon të anulohet janë listën fituese kanë hyrë dy kandidat. Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj dhe Sebahate Muharremi-Pllana janë kandidatet më të poentuar në këtë proces.
Mirëpo, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sipas vendimit të KPMSHC-së duhet ta anuloj konkursin i cili ishte hapur më 11 qershor 2021.
Pak muaj pasi kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sveçla kishte shkarkuar Bekim Hoxhën nga pozita e kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil.
“Agjencia e Regjistrimit Civil ka pas problem të theksuara të njohura për publikun, mendoj që ka pas dështime në këtë agjenci dhe po ashtu kontrata këtij personi i ka skaduar qysh më herët, ka qenë ushtrues detyre dhe unë besoj një qasje më ndryshe, do të sjellë shërbime më të mira për qytetarët”, ka thënë Sveçla në #KALLXOPernime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve