LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor në RMV: Akuzat e ambasadorit holandez janë të pabaza

Këshilli Gjyqësor në RMV: Akuzat e ambasadorit holandez janë të pabaza

Këshilloi Gjyqësor i ka cilësuar si të pabaza akuzat e ambasadorit holandez, i cili shprehu pakënaqësinë mbi punën e këtij institucioni, duke e quajtur madje edhe jolegjitim.

Në një reagim me shkrim të Këshillit Gjyqësor thekson se institucioni funksionon në përputhje me ligjin dhe kompetencat e dala nga Ligji i Këshillit Gjyqësor. Pas deklaratës së ambasadorit Dirk Jan Kop se kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor është zgjedhur përmes procedurës jolegjitime dhe pezullohet projekti 4 vjeçar i financuar nga Holanda, anëtarët e Këshillit në një takim të mbajtur theksuan se njeriu i parë i Këshillit Gjyqësor u zgjodh në seancë me numrin e nevojshëm të votave ashtu siç e parasheh ligji.

Këshilli Gjyqësor i bëri thirrje kompetentëve t’i hetojnë të gjitha dyshimet për korrupsion, ndërsa përkujtojnë se Gjykata Supreme në mënyrë shtesë dhe përmes procedurës ligjore po kontrollon të gjitha vendimet e marra për kontroll të përgjegjësisë së gjykatësve përmes Këshillit të Ankesave.