LAJMI I FUNDIT:

Këshillë për të gjithë prindërit: Kjo sjellje e juaja i parandalon fëmijët të bëhen të suksesshëm

Këshillë për të gjithë prindërit: Kjo sjellje e juaja i parandalon fëmijët të bëhen të suksesshëm

Gjatë hulumtimeve të tij, eksperti i lidershipit dhe autori bestseller i librave të psikologjisë, Dr. Tim Elmore ka zbuluar disa gabime të cilat prindërit shpeshherë i bëjnë kur i rrisin fëmijët – gabime të cilat ua zvogëlojnë vetëbesimin fëmijëve qysh në moshë të hershme dhe ua kufizojnë mundësitë për t’u bërë të suksesshëm në jetët e tyre profesionale dhe personale.

Reklama

Për t’ju ndihmuar t’i shmangni gabimet e njëjta, Telegrafi ju sjell një ndër gabimet më të zakonshme që prindërit i bëjnë:

Nuk i lini fëmijët të përjetojnë rrezikun

Ne jetojmë në një botë e cila na paralajmëron për rrezik në çdo kthesë. Preokupimi “siguria në rend të parë” na detyron ta përjetojmë frikën se mund t’i humbasim fëmijët, prandaj bëjmë çdo gjë për t’i mbrojtur.

Fundja fundit, kjo është detyrë e jona t’i ruajmë ata, por këtë frikë e kemi shndërruar në diçka tjetër dhe po ka efekt krejt të kundërt. Psikologët e Evropës kanë zbuluar se nëse një fëmijë nuk luan jashtë shtëpisë dhe asnjëherë nuk lëndohet, ata në moshë të rritur do të kenë fobi të ndryshme.

Fëmijët duhet të lëndohen disa herë për të mësuar se gërvishtja e gjunjëve apo gjymtyrëve tjera është gjë normale; adoleshentët ‘duhet’ të ndahen nga partneri për të vlerësuar pjekurinë emocionale të cilën e kërkon çdo lidhje serioze.

Nëse prindërit e heqin tërë rrezikun nga jetët e fëmijëve, atëherë fëmijët do të rriten me arrogancë të lartë dhe vetëbesim të ulët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë ndodh me nënën dhe foshnjën nëse presioni i gjakut është i ulët gjatë shtatzënisë

Çfarë ndodh me nënën dhe foshnjën nëse presioni i gjakut është i ulët gjatë shtatzënisë

Shtatzëna
Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Këshilla dhe arsye
Si mund të gjejë lumturinë një grua tepër e ndjeshme në dashuri?

Si mund të gjejë lumturinë një grua tepër e ndjeshme në dashuri?

Këshilla dhe arsye
Shtoni këtë përbërës në shampo dhe do të parandaloni yndyrosjen shpejt të flokëve

Shtoni këtë përbërës në shampo dhe do të parandaloni yndyrosjen shpejt të flokëve

Flokë dhe stil
A janë të sigurta pijet e gazuara gjatë shtatzënisë?

A janë të sigurta pijet e gazuara gjatë shtatzënisë?

Shtatzëna
Liri fantastik: Vlerësohej nga kulturat e lashta, madje edhe sot është materiali më i kërkuar i fundverës

Liri fantastik: Vlerësohej nga kulturat e lashta, madje edhe sot është materiali më i kërkuar i fundverës

Keshilla Modë
Kalo në kategori