LAJMI I FUNDIT:

Këshillë e madhe për orgazmën femërore – si të bëhesh mjeshtër

Këshillë e madhe për orgazmën femërore – si të bëhesh mjeshtër

Orgazma femërore për meshkujt me siguri përgjithmonë do të jetë diç mistike dhe e paarritshme, madje edhe e pakuptueshme

Pikërisht, kjo nuk është edhe aq e lehtë, mirëpo ekzistojnë disa gjëra të cilat meshkujt do të duhej t’i dinin për orgazmën femërore, transmeton Telegrafi.

Femrat dinë shpesh të thonë që meshkujt duhet të angazhohen dhe t’u japin kohë femrave, në mënyrë që të arrijnë orgazmën.


Orgazma femërore është mister global. Mashkulli kurrë nuk është i sigurt qind për qind që partnerja po përjeton orgazmën, as që ekziston teknikë e cila garanton se do ta arrijë atë.

Mirëpo, një gjë është e sigurt – kur femra nuk arrin orgazëm, d.m.th. do të jetë një goditje e madhe për egon e saj.

Për t’ua bërë më të lehtë meshkujve, shumica e femrave nëpërmjet një ankete në faqen e internetit askmen.com u janë përgjigjur pyetjes Çka u nevojitet për të arritur orgazmën.

Përgjigjja më e shpeshtë të cilën e kanë dhënë, 59,88 për qind e tyre, është edhe ajo më e vështira për t’u arritur – situata delikate e stimulimit të klitorisit bashkë me penetrimin e njëkohshëm.

Pastaj, 18,05 për qind e femrave, të cilat kanë marrë pjesë në anketë, kanë deklaruar që kurrë nuk kanë përjetuar orgazmën. 7,7 për qind e femrave kanë thënë që për të arritur orgazmën përdorin vibratorin, ndërkaq 7,04 për qind kanë nevojë të imagjinojnë për diçka që e konsiderojnë seksi.

Pra, shkathtësia të cilën çdo mashkull do të duhej ta dinte në shtrat është stimulimi i drejtë i klitorisit. Secila femër ka preferenca të tjera, ndërkaq mënyra e vetme të zbuloni se çka i përshtatet, është që bashkë të kërkoni mënyrat.

Para se të perfeksiononi stimulimin e klitorisit gjatë penetrimit, më mirë është t’i përkushtoheni klitorisit të saj me rastin e seksit oral apo stimulimit me dorë.

Ekspertët këshillojnë që pozat më të mira për stimulim të klitorisit janë kur femra qëndron sipër mashkullit dhe kur mashkulli qëndron prapa femrës. /Telegrafi/