Këshilla të ekspertes së grimit: Cila ngjyrë hijesimi më mirë i përshtatet ngjyrës së syve tuaj?

Theksimi i bukurisë së syve dhe zgjedhja e përshtatshme e ngjyrës së hijesimit ndonjëherë vërtet janë “punë” e vështirë.
Ngjyrën natyrale të syve e trashëgojmë nga prindërit tanë, ndërkaq falë pigmenteve të llojllojshme në bebëzën e syve, e përcakton ngjyra e tyre.
Spektri i ngjyrave te njerëzit është vërtet i madh, mirëpo më së shpeshti sillet nga e gështenjta bazë dhe e kaltra deri te e gjelbra.
Për ta theksuar më shumë bukurinë natyrore të syve, na ndihmojnë hijesimet, transmeton Telerafi.
Cila ngjyrë e hijesimit më së miri i përshtatet ngjyrës së syve, ka zbuluar ekspertja Erin Guth për RD.
2. Nuanca portokalli, ngjyrë pjeshke, ngjyra e ngrohtë e trëndafiltë dhe nuanca e bronztë u përshtatem perfekt syve të kaltër. 3. Sy të hirtë. Për t’i theksuar sytë e hirtë, më së miri është të përdoret hijesimi i ngjyrës së trëndafiltë, së kuqes së errët apo të gështenjtë.
4. Sytë ngjyrë të kaltër. Nuancat e shndritshme dhe të zjarrta të ngjyrës vjollcë më së shumti u përshtaten syve ngjyrë të kaltër.
5. Sytë ngjyrë të gështenjtë të shndritshëm. Përdorni nuancat bezhë, ngjyrë ari, ngjyrë qelibari të verdhë dhe hijesimin e ngjyrës së bishtajoreve.
6. Ngjyra e gështenjtë e errët. Ngjyra vjollce apo e artë janë zgjedhje ideale. Këto ngjyra theksojnë në mënyrë të shkëlqyeshme thellësinë e nuancës së errët. /Telegrafi/















































