LAJMI I FUNDIT:

Këshilla rreth depilimit të fytyrës

Këshilla rreth depilimit të fytyrës

Gratë dhe depilimi i fytyrës së tyre nuk është asgjë e re, thuhet se edhe Marilyn Monroe e ka pëlqyer.

Por, përkundër faktit se teknika ka qenë e njohur për gratë prej shumë kohësh ende ka pa qartsi se si dhe pse ta bëjmë, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga depilimi, i cili mund të bëhet në shtëpi me brisk për të hequr qafe shtresën sipërfaqësore, dermaplaning përfshin një dermatolog ose estetik mjekësor që pastron me kujdes fytyrën tuaj me një bisturi kirurgjikale për të hequr qimet dhe qelizat e vdekura të lekurës, thotë dermatologu Estee Williams, MD. Në thelb, depilimi është opsioni më i lirë, më i lehtë, por dermaplaning është opsioni i nivelit tjetër, më i plotë.

A është depilimi gjë e mirë për fytyrën e një gruaje?

A duhet të rruani fytyrën? Absolutisht jo. Mundeni ju? Patjetër që po. Nëse jeni duke kërkuar për një pastrim të thellë dhe lëkurë më të butë, vizitoni dermatologun tuaj për një trajtim të brendshëm dermaplaning. Dhe nëse doni të hiqni qime të trasha, plotësisht të rritura, Dr Williams në të vërtetë nuk ju rekomandon depilimin dhe në vend të kësaj ju sugjeron të provoni një mundësi tjetër për heqjen qimeve nga fytyra.

Çfarë duhet të përdorë një grua për të depiluar fytyrën?

Kjo është e rëndësishme: Largojeni briskun tuaj të zakonshëm dhe rrëmbeni një brisk të pastër dhe të ri të fytyrës për të rruar fytyrën tuaj – konkretisht, një brisk që është krijuar në të vërtetë për një pjesë delikat si fytyra. Celësi për të parandaluar qimet të rriten brenda lëkurës dhe djegien është përdorimi i një brisku të mprehtë, steril. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që keni një larës të butë për fytyrën dhe një hidratues.

Si ta depilon siç duhet fytyrën?

Ndërsa disa pëlqejnë depilimin në lëkurën e pastër dhe të thatë, dermatologu Neal Schultz, MD, rekomandon përdorimin e një krem ​​rroje ose larës fytyre në lëkurë të lagur për të devijuar fërkimin dhe për të parandaluar acarimin. Kështu që së pari, lagni tërë fytyrën tuaj për të zbutur gjëndrat e qimeve, pastaj, aplikoni një shtresë të hollë kremi ose xhel në të gjithë zonën që po depiloni. Tjetra, briskun mbajeni me një kënd afërsisht 45 gradë kundër lëkurës tuaj. Duke përdorur goditje të lehta, depiloni qimet në drejtimin që rritet. Nëse keni nevojë, mund të përdorni dorën tjetër për të tërhequr lëkurën. Pasi të keni mbaruar, hidratojeni fytyrën.

A i bën depilimi qimet më të trasha?

Në krye të çdo liste të miteve është ideja që depilimi do ta bëjë atë të rritet përsëri më e trashë ose e errët. “Ky mit ekziston sepse njerëzit gabojnë ndjenjën e qimeve të pa depiluara dhe ndjenjën e qimeve të cilat sapo kanë filluar të dalin”, thotë Dr. Schultz. “Pra, është më shumë për atë që po ndjen dhe po sheh kundrejt asaj që po ndodh në të vërtetë.” /Telegrafi/