LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për t’u dukur magjepsëse edhe pa grim (FOTO)

Këshilla për t’u dukur magjepsëse edhe pa grim (FOTO)

Bukuria e vërtetë nuk ka nevojë për tonelata grim.

Për të krijuar një imazh të përsosur, duhet që gjithçka që vëni në fytyrën tuaj të jetë natyrale.


Përmirësimi i lëkurës së fytyrës

Për ta bërë lëkurën e fytyrës të duket më e shëndetshme, përdorni çaj kamomili. Merrni një lugë gjelle të kamomilit farmaceutik, shtoni një gotë ujë të nxehtë dhe lëreni ashtu për 30 minuta. Pastaj, pasi që është ftohur, e shtoni një lugë gjelle me mjaltë, transmeton Telegrafi.

Produktin e fituar e pini për dy javë rresht në sasi të vogla para mëngjesit.

Duar të buta dhe të bukura

Për ta bërë lëkurën e duarve të butë dhe të shndritshme, merrni një sasi të vogël të kremit të dorës dhe përzieni me një sasi të përshtatshme uthull.

Produktin e fituar e vendosni çdo mbrëmje para se të flini për dy javë.

Flokë magjepsëse!

Qërojeni një banane dhe përzieni me një lugë gjelle vaj ulliri. Gjatë përzierjes shtoni dy lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle jogurt pa aditiv.

Përzieni të gjitha derisa të fitoni një pastë, të cilën pastaj e vendosni në flokët e lagur.

Pas 30 minutave, e pastrojeni atë dhe rezultatet janë të garantuara!

 dhe të shëndetshëm

Për t’i bërë thonjtë të duken të shëndetshëm dhe të bukur, duhet t’i pastroni gishtërinjtë në lëng limoni.

Preni limonin në dy pjesë dhe futni gishtat në to. /Telegrafi/