Çdo femër ka dëshirë të ketë flokë më të trashë. Hollimi apo rënia e flokëve është një gjë gjenetike. Megjithatë, ka disa mënyra që ju të parandaloni dobësimin dhe rënien e parakohshme të flokëve.
Më poshtë kemi dhënë disa këshilla për të pasur flokë sa më të trashë:
Mos i krihni flokët kur janë të lagët!
Arritja e flokëve të trashë është shumë e lehtë dhe një nga mënyrat më të lehta është shmangia e krehjes së tyre, kur janë të lagët. Kjo përfshin edhe kohën kur jeni në banjë, edhe pasi që të dilni, transmeton Telegrafi.
Mos i lidhni flokët shumë shpesh
Lidhja e flokëve shtrëngueshëm dëmton rrënjët e flokëve tuaj. Dëmtimi i rrënjëve të flokëve ndikon në hollimin e tyre, andaj për të parandaluar një gjë të tillë mundohuni që t’i lidhni flokët shtrëngueshëm sa më rrallë që të jetë e mundur.
Mos i krihni flokët shpesh!
Krehja e shpeshtë e flokëve mund të bëjë që flokët tuaj të kenë më shumë shkëlqim, mirëpo nëse i krihni shumë shpesh, ju do të dëmtoni shëndetin e tyre dhe si rrjedhojë do të keni flokë më të hollë. Andaj, krihni flokët sa më rrallë që është e mundshme.
Shkurtoni flokët shpesh e nga pak
Flokët zakonisht nuk rriten njëjtë në të gjitha pjesët, andaj është e rëndësishme që të keni kujdes dhe t’i shkurtoni në pjesët ku ka më shumë nevojë.
Yndyra
Largimi i yndyrës nga koka është shumë e lehtë, mirëpo mungesa e yndyrës në kokë i dobëson dukshëm flokët dhe bënë që të jenë më të brishtë. Trajtoni flokët tuaj me vaj në mbrëmje, para se të shkoni në gjumë dhe më pas pastroni në mëngjes, për të pasur flokë të trashë dhe më të shëndoshë.
Ushqimi
Konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, i cili është i pasur me proteina, ndikon që flokët të jenë më të fortë dhe me më shumë shkëlqim. Në fakt, shamponët të cilët janë të pasur me vitamina dhe proteina, nuk janë as për së afërmi të dobishëm sa është ushqimi i pasur me vitamina dhe proteina.
Shmangni trajtimin e shpeshtë të flokëve
Ndryshimi i shpeshtë i stileve të flokëve kërkon shumë trajtim të flokëve, gjë kjo që bën që flokët tuaj të dobësohen shumë. Është shumë e rëndësishme të kërkoni mënyra sa më të përshtatshme, sa herë qe dëshironi të ndryshoni stilin e flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kur është koha që fëmija të hajë vetë?
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Puçrrat e rinisë, tortura që ta “prish syrin”
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj
Si të përballeni me diarrenë gjatë shtatzënisë, çfarë të hani, por edhe kur është koha për të shkuar te mjeku
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel