LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për prindërit që punojnë nga shtëpia dhe duan të jenë produktivë

Këshilla për prindërit që punojnë nga shtëpia dhe duan të jenë produktivë

Nëse jeni duke punuar nga shtëpia ndërsa kujdeseni për një fëmijë, një vogëlush ose të dy, të gjeni kohë për të realizuar disa punë është një arritje në vetvete.

Këtu janë tre këshilla për të ndihmuar prindërit që punojnë nga shtëpia që në të vërtetë të përfundojnë punën e tyre.


Krijoni një plan fleksibil

Është e mrekullueshme që ju mund të punoni sa herë që dëshironi dhe të jeni pranë fëmijëve tuaj. Sidoqoftë, mungesa e orarit të planifikuar të punës gjithashtu mund të thotë që ju të humbni kohën e duhur dhe nuk ka asnjë shef për të tërhequr vërejtjen. Menaxhimi i kohës bëhet një aftësi kritike, transmeton Telegrafi.

Vendoseni fëmijën tuaj në një orar dhe krijoni një orar pune që merr parasysh nëse duhet të jeni në dispozicion gjatë orarit të rregullt të ditës së punës. Deri në moshën rreth gjashtë muajsh, foshnjat zakonisht nuk duhet të zgjohen për më shumë se dy orë, thotë Dr. Reshmi Basu, pediatër për fëmijë CHOC. Ndiqni një rutinë: fëmija ha, luan, pastaj fle. Puno ndërsa fëmija është duke fjetur ose duke bërë pushim, ose punoni herët në mëngjes ose mbrëmje kur fëmijët flenë dhe keni më pak ndërprerje dhe shpërqendrime.

Bëni telefonata sociale ndërsa jeni në makinë

Mos e humbni gjumin e natës së bebes tuaj në telefon me shoqet ose nënën tuaj. Bëni thirrje sociale gjatë për vozitjes në dyqan, me zë të lartë natyrisht, jo duke e vendour në vesh.

Mos u humbni në telefonin tuaj ose në rrjetet sociale

Shmangni përgjigjen e çdo poste elektronike dhe mesazheve në facebook menjëherë, kontrollimin e rrjeteve sociale, shfletimin e lajmeve ose komentimin e ngjarjeve politike në rrjetet sociale. Telefonat inteligjentë janë vjedhës të kohë dhe është e lehtë të qëndroni aty për orë të tëra. Përdorni një aplikacion që mund të kufizojë WiFi dhe mediat sociale për periudha të caktuara kohe. /Telegrafi/