LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për foton perfekte me pak prova: S’është se del keq, por mësoni këto truke të thjeshta

Këshilla për foton perfekte me pak prova: S’është se del keq, por mësoni këto truke të thjeshta

Fotografja 33-vjeçare nga Miami, Bonnie Rodriguez Krzywicki, ka ndarë disa këshilla të lehta, duke shpjeguar se si të ndjeheni rehat dhe të dukeni më të qetë përpara kamerës

Kur nuk ndihemi 100% të rehatshëm para kamerës, ne kemi tendencë të krijojmë presion në krahët tanë. Qoftë duke i ngjitur ato në trupin tonë ose duke i vendosur ato në një pozitë të pakëndshme.


Për Bonnie-n, të gjithë mund të duken mirë para aparatit, thjesht modelet/ët janë stërvitur mjaftueshëm sa për të marrë pozën perfekte me pak prova.

Këshillat e saj kryesore përfshijnë mos përballjen me kamerën plotësisht, krahët larg trupit tuaj dhe krijimin e trekëndëshave.

Bonnie jep kurse online në lidhje me atë se si “të dukeni dhe të ndjeheni të fuqishëm në fotot tuaja”, në të cilat ajo ndan “këshilla fotogjenike”.

Zgjidhja? Vetëm relaksohuni. Duke eliminuar presionet ne do të dukemi më elegante dhe më të sigurta, apo jo?

Mos e mbani fytyrën komplet përballë kamerës:

Nëse je ndonjë nga njerëzit që s’di ç’të bëjë me duart, vepro si në foto:

Mos qëndroni si të ngrirë, formoni me trup një si trekëndësh:

E njëjta gjë edhe për këmbët:

Duke zgjatur këmbët dhe krahët larg trupit, edhe do të ndjeheni më mirë, gjë që kamera arrin ta kap çdo herë:

Askush nuk do të duket gusha e varur:

Zhvendos shikimin diku:

Pozo lirshëm:

Praktiko shprehitë e fytyrës derisa të gjesh të duhurën:

Mos i vendosni krahët shumë afër trupit:

Shmangni mbulimin e trupit tuaj sepse gjuha e trupit tim përçon pasiguri. Krijoni një trekëndësh të dyfishtë dhe ngrini trupin për një pamje më të fuqishme:

Me rëndësi: Vetëbesimi është çelësi: