LAJMI I FUNDIT:

KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë për përmbytjet në Shkodër

KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë për përmbytjet në Shkodër
Foto: Ilustrim

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) i ka dhenë Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë të reja për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Në njoftimin e KESH thuhet se ky institucion solidarizohet me operacionet e gjithanshme të strukturave shtetërore që po menaxhojnë vështirësitë e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatura të muajit Mars 2018.

“Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milionë lekë të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjetike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qendror dhe lokal dhe emergjencat civile”, njofton KESH./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori